Lajme Zone
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kruja nuk gjen qetësi, tjetër vatër zjarri pranë qytetit! Ndërhyet me mjete rrethanore! Flakët në Mallakastër e Patos vihen nën kontroll, nuk përbëjnë më rrezik për banesat


Pasi ditën e djeshme flakët rrethuan Krujën dhe rrezikuan jetën e qytetarëve dhe banesat e tyre, një tjetër vatër zjarri u përhap sot në një masiv pyjor pranë lagjes Boje, rreth 500 metër pranë banesave të qytetit. Aktualisht ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse nga toka është thuajse e pamundur, për shkak të terrenit të vështirë malor. Kështu që zjarrfikësit kanë ndërhyrë me çanta shpine e mjete rreth

Pasi ditën e djeshme flakët rrethuan Krujën dhe rrezikuan jetën e qytetarëve dhe banesat e tyre, një tjetër vatër zjarri u përhap sot në një masiv pyjor pranë lagjes Boje, rreth 500 metër pranë banesave të qytetit. Aktualisht ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse nga toka është thuajse e pamundur, për shkak të terrenit të vështirë malor. Kështu që zjarrfikësit kanë ndërhyrë me çanta shpine e mjete rrethanore, duke neutralizuar rrezikun për banesat. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se ka kërkuar ndërhyrjen e 50 trupave të Forcave të Armatosura, për të bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve. Ndërkohë flakët e zjarrit masiv në pyjet e Mallakastrës, i cili vijon prej ditësh, u përhapën ditën e sotme edhe në territorin e bashkive Patos dhe Roskovec. Forcat zjarrfikëse të tre bashkive u angazhuan në terren për shuarjen e zjarrit. LEXO edhe...Mbrojtja Civile bën bilancin e zjarreve: 6 vatra aktive, në lagjen Boje të Krujës është kërkuar angazhimi me urgjencë i 50 efektivëve të Forcave të Armatosura Fatmirësisht, pas operimit nga ajri dhe toka gjatë ditës së sotme për shuarjen e flakëve, vatrat e zjarrit në Mallakastër dhe Drenie të Bashkisë Patos janë vënë nën kontroll. Intensiteti i zjarrit është ulur dhe situata nuk përbën rrezik për zonat e banuara apo bizneset. Aktualisht, vazhdon akoma operimi nga ajri me 1 helikopter dhe 1 avion ‘AIR Tractor’, si dhe me 3 mjete zjarrfikëse e 20 efektivë forcave zjarrfikëse të Patosit dhe Beratit, të mbështetura edhe nga autoboti i Albpetrol sh.a. Ndërkohë situata mbetet dinamike në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër, ku po operon edhe helikopteri për shuarjen e flakëve. Lajmi në përditësim... Ora 21:27 Mbrojtja Civile bën bilancin e zjarreve: 6 vatra aktive, në lagjen Boje të Krujës është kërkuar angazhimi me urgjencë i 50 efektivëve të Forcave të Armatosura Tetë vatra zjarri janë raportuar gjatë ditës së sotme në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Lezhë.Sipas Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile, 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa 2 janë nën kontroll dhe monitorim.Në terren janë angazhuar 227 forca, mjete zjarrfikëse dhe kapacitete ajrore për përballimin e situatës.Për përballimin e vatrave të zjarrit janë angazhuar gjithashtu 3 helikopterë, një avion Air Tractor, si dhe një mjet ajror i Forcave të Armatosura në zonën e Cikalleshit.TiranëNë Dajt, pranë fabrikës së ujit në Selitë, janë rishfaqur disa vatra zjarri, ndërsa vijon ndërhyrja dhe monitorimi i situatës.Në Cikallesh, Kavajë, zjarri është në rënie dhe po shkon drejt shuarjes së plotë. Ndërkohë, në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të disa vatrave të vogla.Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara.FierNë zonën Panahor–Ndrenie–Vlosht, në Mallakastër, vijon puna për izolimin e vatrave, ndërsa zjarri raportohet nën kontroll.Në Koilaç–Greshicë, vatra e zjarrit është izoluar dhe ndodhet nën kontroll. Edhe në këto zona nuk raportohet rrezik për banesat.DurrësNë Abaze, Krujë, situata është stabilizuar. Në terren kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla me prush dhe tym, ndërsa strukturat vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen.Situata paraqitet më e vështirë në lagjen Boje, ku terreni i vështirë dhe mungesa e aksesit rrugor kanë bërë që të kërkohet urgjentisht angazhimi i 50 forcave ushtarake.Edhe në këtë zonë, autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për banesat dhe bizneset.LezhëNë Vilëz të Kurbinit, zjarri vijon aktiv në një sipërfaqe pyjore.Në terren janë angazhuar rreth 50 forca nga strukturat vendore, MZSH, Policia dhe vullnetarë. Ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë ka frenuar avancimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit drejt Kishës, varrezave dhe banesave përreth. Share Ora 19:41 Kruja nuk gjen qetësi! Pas tmerrit të natës së kaluar, tjetër vatër zjarri në një masiv pyjor! Perimetri i flakëve po zgjerohet pranë banesave, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse e pamundur (VIDEO) Një vatër e re zjarri është regjistruar pak më parë në Krastën e Krujës, në afërsi të lagjes Boje, rreth 500 metër pranë banesave.Burime për Report Tv bëjnë të ditur se zjarri i është vënë një sipërfaqeje të madhe me pisha dhe vatra po zgjerohet.Ndërkohë momentalisht sipas burimeve, është e pamundur t’i afrohesh vatrës së zjarrit me mjete zjarrfikëse, për shkak të terrenit.Në këtë zonë regjistrohen zjarre çdo vit dhe mendohet se flakët vihen nga kultivues të kanabisit.Kujtojmë se ditën e djeshme, një zjarr masiv rrethoi Krujën duke rrezikuar jetët e banorëve dhe banesat e tyre, por fatmirësisht u arrit të vihej nën kontroll, pas disa orësh ‘luftë’ me flakët. Share Ora 17:23 Situata e zjarreve në Shqipëri, Mbrojtja Civile: Disa vatra ende aktive në Tiranë, Kurbin dhe Krujë, 227 forca dhe 16 mjete në terren! Tre helikopterë dhe një avion në aksion Të paktën 227 forca operacionale, 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse dhe 4 mjete ajrore, 3 helikopterë dhe një avion Air Tractor, janë angazhuar në operacionet kundër zjarreve në vend, sipas përditësimit të Mbrojtjes Civile në orën 17:00.Në Dajt, pranë një fabrikë uji janë rishfaqur disa vatra gjatë mesditës dhe vijon ndërhyrja dhe monitorimi, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.Në Cikallesh të Kavajës, zjarri ka rënë ndjeshëm në intensitet dhe po shkon drejt shuarjes së plotë, ndërsa në Priskë të Madhe vijon puna për kontrollin e disa vatrave të vogla, me 6 automjete zjarrfikëse, një autobot uji dhe 25 efektivë.Zjarri në Panahor-Ndrenie-Vlosht të Mallakastrës është nën kontroll, ku janë angazhuar forca të MZSH-së, Policisë Bashkiake dhe Forcave të Armatosura, si dhe një helikopter dhe një avion Air Tractor, pa rrezik për zonat e banuara.Edhe vatra në Koilac-Greshicë është nën kontroll, ku vijon puna me 3 mjete zjarrfikëse, 20 efektivë të MZSH-së dhe 25 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.Në Abazë të Krujës situata është stabilizuar dhe kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla në terren të vështirë, ndërsa në Vilëz të Kurbinit zjarri mbetet aktiv. Rreth 50 forca janë angazhuar atje, ndërsa ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë ka ndaluar avancimin e flakëve dhe ka shmangur prekjen e kishës, varrezave dhe banesave përreth. Share U.D/R.Xh/ReportTv.al zjarret 2026 mallakaster Patos Roskovec drenije Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 47.9% Jo 45.4% Nuk e di 6.8% Vota total: 443 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?