Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Krizë emigracioni në Spanjë! 50 mijë emigrantë hynë me not në Ceuta brenda 24 orëve, 27 humbin jetën! Sanchez nxjerr ushtrinë në terren (VIDEO)


Rreth 49 mijë emigrantë kanë hyrë në enklavën spanjolle të Ceutës brenda vetëm 24 orëve, duke shkaktuar një krizë të paprecedentë migratore në kufirin me Marokun. Kryeministri Pedro Sánchez ka mobilizuar ushtrinë për të garantuar sigurinë dhe menaxhimin e situatës.

Në enklavën spanjolle të Ceutës, një qytet me rreth 85 mijë banorë, që ndodhet, ashtu si "motra" e saj Melilla, në bregun verior afrikan të Mesdheut dhe është i rrethuar nga Maroku, me përjashtim të daljes në det, po përsëritet një skenar i ngjashëm me atë të majit 2021, kur brenda vetëm 48 orëve rreth 10 mijë emigrantë kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin. Sinjalet e para Ditët e fundit autoritetet e Ceutës kishin ngritur alarmin, pasi ishte shtuar ndjeshëm numri i personave, kryesisht shtetas marokenë, por jo vetëm, që arrinin me not në plazhet e qytetit. Që të mërkurën e kaluar vlerësohej se, brenda një jave, mes 1.500 dhe 2.000 emigrantë kishin mbërritur në breg duke notuar, një shifër shumë më e lartë se kapaciteti i strukturave pritëse të enklavës, të cilat mund të strehojnë vetëm 500 persona. LEXO EDHE:Von der Leyen për krizën në Ceuta: Pamjet janë të papranueshme, BE do të mbështesë Spanjën Situata bëhej edhe më e vështirë, pasi shumë prej të sapoardhurve kishin nevojë për ndihmë mjekësore. Hyrja e paligjshme nga deti është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe shpesh përfn në tragjedi. Llogaritet se vetëm gjatë këtij viti të paktën 40 emigrantë kanë humbur jetën gjatë përpjekjes për të mbërritur në Ceuta. Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 27 viktima. Situata u përkeqësua ndjeshëm mëngjesin e së premtes, kur mijëra persona – kryesisht të rinj, shumë prej tyre të mitur, por edhe të rritur dhe familje të tëra me fëmijë – u grumbulluan në anën marokene të kufirit me Ceutën. Në orët e pasdites, sipas televizionit publik spanjoll TVE, radha e njerëzve që prisnin të shkonin drejt kufirit kishte arritur deri në 5 kilometra. Brenda 24 orësh, autoritetet spanjolle vlerësuan se rreth 50 mijë emigrantë kishin hyrë në Ceuta, duke e kthyer situatën në një krizë humanitare dhe sigurie. Duke nisur nga ora 11:00, grupe emigrantësh filluan të hidhen masivisht në det për të kaluar me not skelën e vogël, e cila ndahet nga një gardh metalik që futet vetëm disa metra në ujë dhe shërben si kufi mes dy vendeve. Kur fluksi u bë edhe më i madh, shumë të tjerë nisën ta kalonin kufirin edhe nga toka, duke ecur përgjatë skelës nga ana marokene, duke anashkaluar gardhin në fundin e saj dhe më pas duke vazhduar rrugën në drejtim të kundërt, tashmë në territorin spanjoll. Sapo dilnin në plazh, ku grumbulloheshin gjithnjë e më shumë jelekë shpëtimi dhe pendë noti, emigrantët – shumica zbathur, ndërsa disa të veshur me kostume neopreni – kontrollonin nëse telefoni i tyre celular, i mbrojtur në ndonjë mënyrë nga uji, vazhdonte të funksiononte. Më pas niseshin me hapa të shpejtë, madje disa edhe me vrap, drejt qendrës së qytetit. Nuk mungonin skenat e festimeve. Shumë ngrinin dy gishtat në shenjën e fitores, të tjerë brohorisnin "Rroftë Spanja". Disa gjunjëzoheshin për të puthur tokën, ndërsa të tjerë kërkonin ndihmë mjekësore për plagët dhe gërvishtjet e marra nga shkëmbinjtë. E gjithë kjo ndodhte nën vëzhgimin e forcave të rendit, të cilat, praktikisht të pafuqishme për të ndalur fluksin, kufizoheshin vetëm në koordinimin e ndihmës për ata që kishin nevojë. Vendimi i Gjykatës Më 8 korrik, Gjykata Supreme e Spanjës vendosi se nuk mund të zbatohet kthimi i menjëhershëm i personave që mbërrijnë me not në Ceuta dhe Melilla, nëse ata nuk kanë kaluar pengesa fizike të vendosura për mbrojtjen e kufirit. Kjo nuk do të thotë se kush arrin me not fiton automatikisht të drejtën për të qëndruar në territorin spanjoll, por se dëbimi i tij mund të kryhet vetëm pas një procedure shumë më të gjatë dhe më komplekse. Sipas disa analistëve, ky vendim mund të ketë shërbyer si nxitës për rritjen e përpjekjeve për emigrim të regjistruara ditët e fundit, një fenomen që më pas mori përmasa shumë më të mëdha gjatë mëngjesit të së premtes, për arsye që ende nuk janë sqaruar. Kryetari i Bashkisë së Ceutës, Juan Jesús Vivas, i ka kërkuar qeverisë spanjolle të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare. Megjithatë, ekzekutivi ka deklaruar se presioni migrator nuk përbën arsye të mjaftueshme për të ndërmarrë një masë të tillë. Nga ana tjetër, kryeministri Pedro Sánchez ka urdhëruar angazhimin e ushtrisë për të garantuar sigurinë e banorëve të Ceutës, të shqetësuar nga prania e mijëra të rinjve – që sipas gazetës El M arrinin në rreth 20 mijë persona – të cilët enden nëpër qytet pa pasur një vend ku të strehohen. Opozita ka sulmuar qeverinë, duke e akuzuar se nuk është në gjendje të menaxhojë emigracionin. Ndërkohë, lideri i partisë së ekstremit të djathtë Vox, Santiago Abascal, e ka cilësuar situatën si "një pushtim". Qeveria italiane ka përmendur mundësinë e mbylljes së hapësirës Schengen me Spanjën, një deklaratë që ka marrë jehonë të madhe në mediat spanjolle dhe ka bërë që ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares, të thërrasë ambasadorin italian në Madrid. Ndërkohë, Komisioni Evropian ka ofruar mbështetjen e tij. "Jemi të gatshëm t'i ofrojmë Spanjës mbështetje shtesë financiare, si edhe ndihmë teknike dhe operacionale, përfshirë përmes Frontex-it", Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare. Gjatë ditës së sotme, kryeministri Pedro Sánchez pritet të vizitojë Ceutën. Për qeverinë e tij, e cila prej muajsh ndodhet nën presion të madh, kjo krizë hap një tjetër front të vështirë për t'u përballuar. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:16 Von der Leyen për krizën në Ceuta: Pamjet janë të papranueshme, BE do të mbështesë Spanjën Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas krizës së rëndë migratore që përfshiu enklavën spanjolle të Ceutës, ku rreth 50 mijë emigrantë hynë brenda 24 orëve nga Maroku, ndërsa të paktën 27 persona humbën jetën gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin me not.Presidentja e Komisionit Evropian kërkoi ndalimin e menjëhershëm të kalimeve të rrezikshme, shkatërrimin e rrjeteve të trafikantëve të qenieve njerëzore dhe përshpejtimin e procedurave të kthimit të emigrantëve, në përputhje me legjislacionin e BE-së.Von der Leyen bëri të ditur se ka ngarkuar dy komisionerë evropianë të ndjekin nga afër situatën. Komisioneri për Çështjet e Brendshme, Magnus Brunner, po bashkëpunon me autoritetet spanjolle dhe është i gatshëm të vizitojë zonat më të prekura për të vlerësuar mbështetje shtesë operacionale, përfshirë përmes Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Frontex.Ndërkohë, komisionerja për Mesdheun, Dubravka Suica, është në kontakt me autoritetet marokene për koordinimin e përgjigjes ndaj krizës."Jam e bindur se partneriteti ynë i ngushtë me Marokun do të ndihmojë në arritjen e rezultateve konkrete", përfi presidentja e Komisionit Evropian.Reagimi i Von der Leyen vjen në një moment kur Spanja po përballet me një nga valët më të mëdha migratore të viteve të fundit në Ceuta, ndërsa kryeministri Pedro Sánchez ka angazhuar ushtrinë për menaxhimin e situatës dhe Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje financiare, teknike dhe operacionale Madridit. U.D/Shqiptarja.com Share SI.E./U.D/Shqiptarja.com TAG: marok spanje Ceuta emigrante Komento Komente Labinoti: 31/07/2026 10:43 Po o Sanches kahu esht kud i del kundra trump Përgjigju Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 62% 100 bashki (PD) 13.9% 61 bashki (si sot) 24.1% Vota total: 187 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?