Lajme Zone
Krizë emigracioni në Ceuta! 60 mijë emigrantë hynë me not në 24 orë, gjysma kthehet në Marok, 57 viktima! Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Krizë emigracioni në Ceuta! 60 mijë emigrantë hynë me not në 24 orë, gjysma kthehet në Marok, 57 viktima! Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën (VIDEO)

Rreth 60 mijë refugjatë që kanë kaluar për në pikën kufitare mes Marokut dhe Ceutës Spanjolle gjatë ditës së djeshme natës dhe mëngjesit të kësaj të premteje. Shumica e tyre marokenë, zgjodhën të futen në territorin autonom të Spanjës me not, duke evituar gardhin gjigand që ndan kufirin tokësor me marokun fqinj. Autoritetet raportuan për 57 emigrantë të vdekur ndërsa kriza arriti përmasa të pamena

Rreth 60 mijë refugjatë që kanë kaluar për në pikën kufitare mes Marokut dhe Ceutës Spanjolle gjatë ditës së djeshme natës dhe mëngjesit të kësaj të premteje. Shumica e tyre marokenë, zgjodhën të futen në territorin autonom të Spanjës me not, duke evituar gardhin gjigand që ndan kufirin tokësor me marokun fqinj. Autoritetet raportuan për 57 emigrantë të vdekur ndërsa kriza arriti përmasa të pamenaxhueshme me refugjatët që u futën nëpër rrugët e qytetit. Kryebashkiaku i Cuetas, kërkoi shpalljen e jashtëzakonshme nga qeveria spanjolle e cila e refuzoi atë. Nga ana tjetër, kryeministri Pedro Sánchez ka urdhëruar angazhimin e ushtrisë për të garantuar sigurinë e banorëve të Ceutës, të shqetësuar nga prania e mijëra të rinjve. Ministria e Brendshme Spanjolle, raporton se që nga ora 15:30 e ditës së sotme, më shumë se 37,500 nga 60,000 emigrantët që mbërritën në Ceuta janë kthyer tashmë në Marok. LEXO edhe...Italia pezullon përkohësisht Schengenin me Spanjën, Ministri i Jashtëm: Vendim i domosdoshëm për të mbrojtur kufijtë dhe qytetarët Ditët e fundit autoritetet e Ceutës kishin ngritur alarmin, për rritjen e ndjeshme të numrit të njerëzve, kryesisht shtetas marokenë, por jo vetëm, që mbërrinin me not në plazhet e qytetit. Situata u përkeqësua ndjeshëm të enjten në mëngjes, por ajo raportohet të ketë një arsye të mëhershme. Më 8 korrik, Gjykata Supreme e Spanjës vendosi se nuk mund të zbatohet kthimi i menjëhershëm për personat që mbërrijnë me not në Ceuta të cilët nuk kalojnë pengesat fizike të kufirit. Ata nuk fitojnë automatikisht të drejtën për të qëndruar në Spanjë, por dëbimi i tyre mund të bëhet vetëm pas një procedure shumë më të gjatë e të ndërlikuar. Vendimi sipas qeverisë spanjolle është keqinterpretuar dhe mund të ketë nxitur shtimin e përpjekjeve për emigrim të paligjshëm gjatë ditëve të fundit, një fenomen që më pas u përshkallëzua papritur për arsye që ende nuk janë sqaruar. Madridi zyrtar kërkoi që kriza të mos përdoret politikisht, një reagim që erdhi pas një deklarate të Kryeministre italiane Giorgia Meloni e cila tha se është gati të pezullojë Shengenin me Spanjën për të mbrojtur vendin nga refugjatët e paligjshëm, një propozim që u mbështet edhe nga Finlanda. Ceuta është një territor spanjoll në Afrikën e Veriut dhe një nga kufijtë tokësorë mes Afrikës dhe Bashkimit Evropian. Ceuta është në tokë, por nuk ndodhet në gadishullin Iberik. Arsyeja pse shumë emigrantë notojnë është për të shmangur gardhin kufitar. Gardhi vazhdon deri pranë detit, por ka diga që futen në ujë. Shumë emigrantë ecin deri në plazh në anën marokene dhe më pas notojnë rreth digës, duke dalë në bregun e Ceutës. Me futjen në Ceuta, ata ndodhen në territorin e Spanjës, trajtohen sipas ligjit spanjoll dhe atij evropian për emigrantët ose azilkërkuesit. Ora 19:11 Italia pezullon përkohësisht Schengenin me Spanjën, Ministri i Jashtëm: Vendim i domosdoshëm për të mbrojtur kufijtë dhe qytetarët Ministri i Jashtëm italian dhe njëherazi zëvendëskryeministër, Antonio Tajani, ka mbrojtur vendimin e Italisë për pezullimin e përkohshëm të Schengenit me Spanjën, duke e cilësuar atë një masë të nevojshme për garantimin e sigurisë.Në një reagim në rrjetin social X, Tajani deklaroi se "pezullimi i përkohshëm i Schengenit me Spanjën është një zgjedhje e domosdoshme për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve tanë dhe për të mbrojtur kufijtë evropianë."Sipas tij, kriza migratore në Ceuta tregon se mbrojtja e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha vendeve anëtare."Duhet të punojmë së bashku për të parandaluar hyrjen e flukseve të pakontrolluara të emigrantëve në territorin e Bashkimit Evropian, me të gjitha rreziqet që kjo sjell, përfshirë kërcënimin e terrorizmit, i cili duhet të luftohet pa asnjë hezitim", u shpreh Tajani.La sospensione temporanea di #Schengen con la Spagna è una scelta necessaria per tutelare la sicurezza dei nostri cittadini e difendere le frontiere europee. Una misura prevista dai trattati e resa oggi ineludibile. La crisi dei migranti a #Ceuta ci ricorda che la gestione dei…— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) July 31, 2026 Share Ora 19:03 Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën pas krizës së emigrantëve në Ceuta Italia ka vendosur të mbyllë kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve që ka shpërthyer në Ceuta dhe shqetësimeve për sigurinë e kufijve të zonës Schengen.Vendimi është marrë nga Ministria e Brendshme italiane, pas analizës së situatës në Komitetin për Analizën e Emigracionit dhe Sigurisë së Kufijve, mbledhje e drejtuar nga ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi.Paralelisht, Piantedosi zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Laurent Nuñez, gjatë së cilës u ra dakord për forcimin e kontrolleve në kufirin tokësor mes Italisë dhe Francës, në kuadër të marrëveshjeve ekzistuese të bashkëpunimit mes forcave policore të dy vendeve. Share Ora 17:05 Kriza e emigrantëve, kryeministri Sanchez vizitë në Ceuta, qytetarët e presin me protesta dhe të shara: Palaço, na ke tradhtuar! Vizita e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez në Ceuta është shoqëruar me tensione të forta dhe protesta të banorëve, të cilët e akuzojnë qeverinë për mënyrën se si po menaxhon krizën e emigrantëve.Sipas Ceuta TV, dhjetëra qytetarë u mblodhën pranë bashkisë, duke mbajtur pankarta me mesazhe si "Këta palaço na kanë tradhtuar" dhe duke brohoritur sharje kundër kryeministrit spanjoll. Protestuesit deklaruan se dolën në shesh për të shprehur ndjenjën e braktisjes që, sipas tyre, po përjeton qyteti përballë rritjes së pandalshme të numrit të emigrantëve. Share Ora 17:02 Kriza në Ceuta vijon, 37.500 emigrantë janë kthyer në Marok! Rëndohet bilanci i viktimave, 57 trupa të nxjerrë nga deti Situata në Ceuta mbetet kritike, ndërsa autoritetet spanjolle po përpiqen të përballojnë pasojat e valës së paprecedentë të emigrantëve që hynë në enklavën spanjolle nga Maroku.Ministria e Brendshme e Spanjës njoftoi se deri më tani rreth 37.500 emigrantë janë kthyer në Marok, pas hyrjes së tyre në Ceuta një ditë më parë. Ndërkohë, sipas të përditshmes El País, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë 57 trupa nga ujërat pranë Ceutës. Viktimat humbën jetën teksa përpiqeshin të mbërrinin në territorin spanjoll, shumica duke notuar për të kaluar digën e El Tarajalit.Kërkimet vazhdojnë edhe këtë pasdite me ekipe zhytësish të Gardës Civile, ndërsa autoritetet spanjolle paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi ende ka persona të zhdukur. Share Ora 16:44 Trump krahason SHBA-në me krizën në Ceuta: Kështu do të jemi pas tre vitesh nëse fitojnë demokratët Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj krizës migratore në Ceuta, duke e cilësuar "të tmerrshme" hyrjen masive të emigrantëve në enklavën spanjolle në veri të Marokut.Gjatë një bisede me korrespondenten e Fox News në Shtëpinë e Bardhë, Jacqui Heinrich, Trump u bëri thirrje amerikanëve të mos i harrojnë pamjet nga Ceuta, duke i përdorur ato si paralajmërim për situatën e emigracionit në Shtetet e Bashkuara."Mbajeni mend atë pamje. Kështu do të jemi ne pas tre vitesh, nëse fiton pala e gabuar", tha Trump, duke iu referuar Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve të mesmandatit të nëntorit.Presidenti amerikan shtoi se, sipas tij, një fitore e demokratëve do të përkeqësonte situatën në vend."Nëse fitojnë demokratët, nuk do të keni një jetë shumë të mirë", deklaroi Trump. Share Ora 13:16 Von der Leyen për krizën në Ceuta: Pamjet janë të papranueshme, BE do të mbështesë Spanjën Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas krizës së rëndë migratore që përfshiu enklavën spanjolle të Ceutës, ku rreth 50 mijë emigrantë hynë brenda 24 orëve nga Maroku, ndërsa të paktën 27 persona humbën jetën gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin me not.Presidentja e Komisionit Evropian kërkoi ndalimin e menjëhershëm të kalimeve të rrezikshme, shkatërrimin e rrjeteve të trafikantëve të qenieve njerëzore dhe përshpejtimin e procedurave të kthimit të emigrantëve, në përputhje me legjislacionin e BE-së.Von der Leyen bëri të ditur se ka ngarkuar dy komisionerë evropianë të ndjekin nga afër situatën. Komisioneri për Çështjet e Brendshme, Magnus Brunner, po bashkëpunon me autoritetet spanjolle dhe është i gatshëm të vizitojë zonat më të prekura për të vlerësuar mbështetje shtesë operacionale, përfshirë përmes Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Frontex.Ndërkohë, komisionerja për Mesdheun, Dubravka Suica, është në kontakt me autoritetet marokene për koordinimin e përgjigjes ndaj krizës."Jam e bindur se partneriteti ynë i ngushtë me Marokun do të ndihmojë në arritjen e rezultateve konkrete", përfi presidentja e Komisionit Evropian.Reagimi i Von der Leyen vjen në një moment kur Spanja po përballet me një nga valët më të mëdha migratore të viteve të fundit në Ceuta, ndërsa kryeministri Pedro Sánchez ka angazhuar ushtrinë për menaxhimin e situatës dhe Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje financiare, teknike dhe operacionale Madridit. Share SI.E./U.D/ReportTv.al emigrante Ceuta spanje marok Komento Komente Labinoti: 31/07/2026 10:43 Po o Sanches kahu esht kud i del kundra trump Përgjigju Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 61.9% 100 bashki (PD) 14.9% 61 bashki (si sot) 23.2% Vota total: 612 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?