Lajme Zone
Kriza politike në Kosovë/ PDK ‘i zë’ sërish derën Kurtit para Qeverisë: Do të vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues
PolitikëReport TV

Kriza politike në Kosovë/ PDK ‘i zë’ sërish derën Kurtit para Qeverisë: Do të vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës Sipas tyre, Kurti jashtëligjshëm po e ushtron detyrën e kryeministrit në detyrë të vendit pas betimit si deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. LEXO edhe...A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvendin e Kosov

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës Sipas tyre, Kurti jashtëligjshëm po e ushtron detyrën e kryeministrit në detyrë të vendit pas betimit si deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. LEXO edhe...A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvendin e Kosovës? “Edhe sot jemi para Qeverisë për t’i thënë Albin Kurtit dy gjëra:E para: në këtë ndërtesë je uzurpator. E dyta: eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve”, shkruhet në postimin e PDK-së. Ndërkohë një ditë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës hoqi dorë nga çdo kërkesë për postin e Presidentit, pjesëmarrjen në qeveri dhe drejtimin e Kuvendit, duke ia lënë Lëvizjes Vetëvendosje përgjegjësinë për krijimin e institucioneve. Vendimi u bë publik nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar. Kosova mbetet pa Kuvend të konstituuar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve u certifikuan më 8 korrik, ndërsa afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfi më 7 gusht. Lidhur me këtë afat, 14 organizata joqeveritare iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese të mërkurën. Seanca konstituive ishte caktuar të niste më 6 gusht. Megjithatë, procesi u ndërpre pasi Kurti, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi kohë shtesë për diskutime me partitë politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Kurti argumentoi se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje paraprake për presidentin do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të tjera të parakohshme. Xh.K/ReportTv.al kosove kriza politike ne kosove PDK LVV Albin Kurti Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.9% Jo 52.2% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4774 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?