Lajme Zone
Kriza politike në Kosovë/ Pas mbledhjes së Haxhiut me LVV dhe Aleatët, Albin Kurti takim me Abdixhikun: Sot shqyrtuam vlerat që duhet të ketë Presidenti, më pas do paraqesim emra konkretë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kriza politike në Kosovë/ Pas mbledhjes së Haxhiut me LVV dhe Aleatët, Albin Kurti takim me Abdixhikun: Sot shqyrtuam vlerat që duhet të ketë Presidenti, më pas do paraqesim emra konkretë

Ushtruesja e detyrës së presidentes në Kosovë Albulena Haxhiu kërkoi që të niset të flitet për emra konkretë për postin e presidentit të ri. Ajo mbajti këtë të martë një takim konsultues lidhur me krizën politike atje dhe veçanërisht çështjen e presidentit, ku opozita mungoi. Më pas Kurti dhe Abdixhiku zhvilluan një takim, ku u diskutua mbi figurën e Presidentit të ri.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me deputetët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri kanë zhvilluar një takim në Kuvendin e Kosovës me kryetarin e LVV-së, njëkohësisht kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Pas përfundimit të takimit, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se me Abdixhikun diskutuan mbi figurën e Presidentit të ri dhe vlerat që duhet të mbartë figura e tij. Kurti shtoi se 2 liderët do të vazhdojnë konsultimet me partitë e tyre dhe më pas do të merret një vendim. “Shqyrtuam vlerat që duhet të ketë Presidenti. Pas këtij takimi kemi nevojë të kthehemi tek paritë tona dhe të konsultohemi, e më pas të ritakohemi. Duam President meritor dhe kushtetues, që ka kontribut për popullin dhe që nuk ngjall dilema për rolin, funksionin dhe detyrën fisnike që do të duhet ta kryejë në 5 vitet e ardhshme”, tha mes të tjerash Kurti pas takimit me Abdixhikun. LEXO EDHE:Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet të mirë për marrëveshje për Kreun e ri të Shtetit! Kryetari i LDK: Nuk duam një president të parëndësishëm! Kurti tha gjithashtu se kishte hasur në refuzimin e PDK-së dhe Aleancës për t'u takuar, me qëllim zgjidhjen e krizës politike në Kosovë. "Unë kam hasur në refuzimin e subjekteve të tjera. Aleanca refuzon të takohet me mua, Bedri Hamza i PDK-së është takuar vetëm një herë. Nëse ka vullnet nga ana e PDK ose Aleancës, ose të dyja për marrëveshje, jam më shumë se i gatshëm. Kemi bisedime shumë serioze me LDK-në", tha Kurti. Ndërkohë edhe Abdixhiku deklaroi pas takimit me Kurtin se diskutimet ishin fokusuar mbi profilin e Presidentit të ri të Kosovës. Abdixhiku theksoi se LDK kërkon një President që e ushtron me dinjitet funksionin e tij. Ai tregoi se me Kurtin ishin dakordësuar që të shkonin me emra konkretë për Presidentin e ri në takimet e tjera. “Diskutuam në vullnet të mirë, dhe për kriteret apo profilin për Presidentin ose Presidenten. Ka vullnet të dyanshëm për këto kritere. Nuk duam një President të parëndësishëm, por një figurë që e ushtron me dinjitet funksionin e tij. Kosova ka figura të tilla. Kërkuam kohë për konsultime brenda partisë sonë dhe shoqërisë dhe më pas të takohemi për emra. Për këtë na duhet ende kohë. Gjërat tashmë janë shumë më të qarta, LDK nuk kërkon asgjë tjetër veçse stabilitetit institucional. U dakordësuam që të vijmë me emra konkretë në takimet e tjera”, tha mes të tjerash Abdixhiku. Ky takim vjen pasi më herët sot, ushtruesja e detyrës së Presidentes në Kosovë, Albulena Haxhiu, një takim konsultues lidhur me krizën politike atje, ku paralajmëroi edhe takimin mes drejtuesve të LVV e LDK. Në këtë takim që sipas Haxhiut u thirr “në lidhje me zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe rëndësinë e arritjes për Presidentin konsensual, rrjedhimisht edhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese” morën pjesë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, parti këto në koalicion me LVV-në si dhe përfaqësuesit e partive të minoriteteve jo serbe. Por takimit të thirrur nga Haxhiu nuk iu bashkuan tri partitë kryesore opozitare, PDK, LDK dhe Aleanca. Ata kanë bojkotuar duke akuzuar Kurtin e Haxhiun se po e mbajnë qëllimisht në ngërç situatën politike. Vetë Kurti e shmangu një koment mbi takimin. Albulena Haxhiu, deklaroi se Vetëvendosja është gati për një president konsensual jo nga radhët e saj, por kritikoi opozitën se i mungon vullneti politik, ndërsa i kërkoi emra konkretë për presidentin. Albin Kurti kërkoi disa ditë më parë më shumë kohë për emrin e kreut të Kuvendit pa arritur më parë një marrëveshje për presidentin me partitë e tjera. Ai pritet që të ketë edhe një takim të radhës me LDK. Kurti i ka votat për të konstituuar Kuvendin dhe më tej për votëbesimin e qeverisë, por për t’u zgjedhur presidenti kërkohet pjesëmarrja në votim e së paku 80 deputetëve, numra që Kurti mund t’i arrijë vetëm përmes një marrëveshje me opozitën. Kosova vijon prej afro 2 vitesh ngërçin politik dhe palët atje duken ende shumë larg arritjes së një zgjidhje ndërsa ashtu si në ditët e kaluara, anëtarë dhe deputetë të PDK-së rrethuan kryeministrinë duke kërkuar rifillimin e seancës konstituive të ndërprerë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:58 Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet të mirë për marrëveshje për Kreun e ri të Shtetit! Kryetari i LDK: Nuk duam një president të parëndësishëm! Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se në takimin me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, është diskutuar mbi figurën e Presidentit të ri të vendit.Teksa vlerësoi takimin me Abdixhikun, Kurti tha se ka vullnet të mirë për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë.“Ne në bazë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës që vendit t’i sjellim një president apo presidente të re, që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, që duhet të sigurojmë funksionim demokratik të institucioneve të shtetit dhe se për këtë mund dhe duhet të ndërtojmë mirëbesim. Shqyrtuam e diskutuam kriteret për figurën e presidentit apo presidentes së re nga shumë kënde dhe në disa rrafshe, por në veçanti sa i përket vlerave, meritave dhe kontributit në shoqëri. Është vendim tejet i rëndësishëm dhe është proces shumë i ndjeshëm. Andaj edhe pas këtij takimi kemi nevojë që të kthehemi te subjektet tona përkatëse politike. Ne te Lëvizja Vetëvendosje dhe delegacioni tjetër tek Lidhja Demokratike e Kosovës, në mënyrë që të zhvillojmë edhe konsultimet e brendshme dhe të ritakohemi që të merremi vesh”, tha mes të tjerash Kurti.Ndërkohë edhe Abdixhiku deklaroi pas takimit me Kurtin se diskutimet ishin fokusuar mbi profilin e Presidentit të ri të Kosovës. Abdixhiku theksoi se LDK kërkon një President që e ushtron me dinjitet funksionin e tij. Ai tregoi se me Kurtin ishin dakordësuar që të shkonin me emra konkretë për Presidentin e ri në takimet e tjera.“Diskutuam në vullnet të mirë, dhe për kriteret apo profilin për Presidentin ose Presidenten. Ka vullnet të dyanshëm për këto kritere. Nuk duam një President të parëndësishëm, por një figurë që e ushtron me dinjitet funksionin e tij. Kosova ka figura të tilla. Kërkuam kohë për konsultime brenda partisë sonë dhe shoqërisë dhe më pas të takohemi për emra. Për këtë na duhet ende kohë. Gjërat tashmë janë shumë më të qarta, LDK nuk kërkon asgjë tjetër veçse stabilitetit institucional. U dakordësuam që të vijmë me emra konkretë në takimet e tjera”, tha mes të tjerash Abdixhiku. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 17:03 Kosovë/ Kurti takim me Abdixhikun në ambientet e Kuvendit, kryeministri: Po shkoj me mirëbesim për kostituimin e të gjitha institucioneve! Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po zhvillon një takim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe të pranishëm janë edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.Kryeministri Albin Kurti tha para se të hyjë në takim me Abdixhikun se po shkon atje me “mirëbesim”, për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund krizës në Kosovë.I pyetur nëse ka ndonjë emër konkret për President, që do ta propozojë në këtë takim, Kurti nuk dha përgjigje për gazetarët.“Do të takohemi me udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës me në krye Lumir Abdixhikun dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë, përpara që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të. Natyrisht me mirëbesim dhe atmosferë pozitive si gjithmonë”, tha Kurti. R.Xh/Shqiptarja.com Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: Albin Kurti LVV kosove kriza politike ne kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.3% Social media 16.4% Vota total: 3436 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?