Ditën e djeshme, Kristjan Sterjo vrau me armë zjarri 20-vjeçarin Joan Zuko në Korçë. Ngjarja tronditi qytetin, ndërsa pas krimit forca të shumta policie dhe RENEA u angazhuan për lokalizimin e tij. Lidhur me autorin, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim i ri, ku një qytetar pretendon se Sterjo ka pasur edhe më herët episode të dhunshme dhe se ndaj tij ka pasur raste të plagosjes me thikë, armëmbajtjes dhe kërcënimeve.
Denoncuesi ngre një tjetër pretendim serioz, duke thënë se në të kaluarën problemet e Sterjos janë mbyllur falë ndërhyrjes së një të afërmi të tij, të cilin e identifikon si Kristaq Sterjo, dhe që sipas qytetarit mban një pozicion drejtues në SHISH. “Ai ka mbajtur armë dhe ka kërcënuar njerëz të tjerë me jetë. Në të gjitha rastet është mbrojtur nga i afërmi i tij Kristaq Sterjo, ish shef kabineti në SHISH”, shkruan qytetari.
Nëse pretendimet për raste të mëparshme janë të vërteta, atëherë ngrihet një pyetje e rëndë, a ka pasur sinjale të mëparshme që mund të ishin trajtuar ndryshe dhe që sot marrin një tjetër peshë pas vrasjes së 20-vjeçarit? Pse sa herë ke mikun shpëton nga policia? Për këtë arsye, krahas hetimit për vrasjen e Joan Zukos, çdo pretendim mbi episode të mëparshme, armëmbajtje apo ndërhyrje të paligjshme duhet të verifikohet nga autoritetet.

