Lajme Zone
"Kriminel"/ Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje (Video)
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

"Kriminel"/ Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje (Video)

Gjatë mbërritjes së tij, një grup qytetarësh kanë dalë për ta protestuar, duke hedhur thirrje kundër kreut të qeverisë shqiptare.

Rama ndodhet në Dublin për një vizitë zyrtare në kuadër të takimeve të nivelit europian dhe lidhet me diskutimet për integrimin europian të Shqipërisë. Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga shqiptarët në Dublin, ku ndodhet për të marrë pjesë në takimet e nivelit europian.

Gjatë mbërritjes së tij, një grup qytetarësh kanë dalë për ta protestuar, duke hedhur thirrje kundër kreut të qeverisë shqiptare. Edi Rama në Dublin “Rama resign (Rama dorëhiqu)”, “Rama ik” dhe “Shqipëria nuk është në shitje” "Kriminel" ishin disa nga sloganet që u dëgjuan gjatë protestës.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Rama shihet duke bërë shenja në drejtim të protestuesve, ndërsa këta të fundit vijojnë thirrjet dhe kërkesën për dorëheqjen e tij. Calls for resignation continue to follow PM Edi Rama on his visits abroad. He faced protests in Ireland ????????, where a group of Albanian diaspora gathered to demand accountability for the worsening situation in the country he leads. ???????????? #Day165

— Tirana Report (@Tirana_Report) November 11, 2026 Rama ndodhet në Dublin për një vizitë zyrtare në kuadër të takimeve të nivelit europian dhe lidhet me diskutimet për integrimin europian të Shqipërisë.

Protesta në Dublin vjen në një moment kur qeveria shqiptare po përballet me kundërshtime dhe protesta edhe në Tiranë, ku qytetarët kanë ngritur shqetësime për korrupsionin, çështjet politike dhe projektin e lidhur me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

I pyetur për protestat në Shqipëri, Rama nga Parisi deklaroi se zemërimi fillestar u nxit nga projekti i lidhur me Kushnerin, të cilin e cilësoi si një lloj shkëndije që mobilizoi qytetarë me shqetësime të ndryshme.

Kryeministri pretendoi gjithashtu se protestat janë ndikuar nga faktorë të ndryshëm, duke përmendur Iranin, partitë opozitare, lëvizjen Antifa dhe persona të lidhur, sipas tij, me krimin e organizuar.

"Ka një mori gjërash që janë njësoj si një tenxhere ku zien gjithçka nga shqetësimi i përgjithshëm për mjedisin, te gjepura antisemite të ushqyera apo të ndezura nga armiqtë e vendit tonë, konkretisht Republika Khomeiniste e Iranit a gjithashtu edhe partitë të opozitës të mëdha apo të vogla, së fundi nuk fshihen dhe aq pas fëmijëve apo të rinjve të radikalizuar me këto iluzionet e Antifas e më tej nga njerëz të cilët kanë shqetësimet e tyre, shqetësime legjitime për koston e jetesës deri te njerëz që janë sjellë e paguar nga krimi i organizuar", tha kreu i qeverisë./ Pamfletirama pritet me protesta në dublin o hajdut! shqipëria nuk është në shitje wmremove transformed screenshot 5 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike 'Zgjedhorja'/ Bardhi u përgjigjet akuzave të Ballës: Nuk kemi bojkotuar asnjë mbledhje, përmbushni detyrimet! 11 Nëntor 2026, 12:1612:16Politike “Kosova nuk është Serbi”! Marjana Koçeku përplaset me Vladimir Štimac, reagon edhe Romana Vlahutin 11 Nëntor 2026, 11:4511:45Politike Balla shpërthen ndaj eurodeputetit gjerman: Deklaratat e tij nuk i marr në konsideratë, sikur flet Albana Vokshi 11 Nëntor 2026, 11:4611:46Politike Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, Balla: Partia nuk është mburojë ndaj drejtësisë 11 Nëntor 2026, 11:2111:21Politike Balla ultimatum opozitës për 'Zgjedhoren': Afati i fundit 30 nëntori, kemi 84 vota për ta miratuar pa ju! 11 Nëntor 2026, 11:1611:16Politike Tensione në Konferencën e Kryetarëve, Blushi përplaset me Ballën për Reformën Zgjedhore 11 Nëntor 2026, 10:1310:13Politike