Altin Allmuça Autoritetet po hetojnë motivin e saktë të krimit, ndërsa një nga pistat që po shqyrtohet lidhet me xhelozinë dhe problemet mes çiftit. Është publikuar fotoja e 48-vjeçarit shqiptar Altin Allmuça, i cili vrau partneren e tij, 45-vjeçaren Lulieta Obzova, dhe më pas i dha fund jetës me të njëjtën armë. Krimi i rëndë ndodhi në orët e para të së dielës në Nea Smyrni të Athinës, pranë pallatit ku gruaja jetonte me vajzën e saj.
Allmuça, i cili mësohet se merrej me boks, dyshohet se e kishte pritur 45-vjeçaren jashtë ndërtesës. Hetuesit po verifikojnë se sa kohë kishte qëndruar në zonë dhe nëse e dinte paraprakisht se Obzova ndodhej në apartament.
Sipas të dhënave të deritanishme, sapo 45-vjeçarja doli nga pallati, mes tyre pati një përplasje. Në vijim, Allmuça nxori armën dhe qëlloi disa herë ndaj saj, duke e lënë të vdekur në hyrje të ndërtesës.
Menjëherë pas vrasjes, 48-vjeçari drejtoi të njëjtën armë ndaj vetes dhe u qëllua në kokë. Arma e krimit, u gjet pranë trupit të tij, ndërsa këqyrja e vendngjarjes dhe e trupave ka përforcuar versionin e hetuesve se bëhet fjalë për vrasjen e 45-vjeçares dhe më pas vetëvrasjen e autorit.
Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë së pallatit, pamje që janë sekuestruar dhe po analizohen nga autoritetet greke. Pikërisht këto filmime konsiderohen ndër provat kryesore për rindërtimin e momenteve të fundit para krimit.
Hetimet janë përqendruar edhe te marrëdhënia mes dy shqiptarëve. Deri tani nuk rezulton se ata kanë qenë të martuar, ndërsa dyshohet se kishin pasur një marrëdhënie sentimentale të shoqëruar nga konflikte. Autoritetet po hetojnë motivin e saktë të krimit, ndërsa një nga pistat që po shqyrtohet lidhet me xhelozinë dhe problemet mes çiftit.
Një tjetër element që po verifikohet është një denoncim i bërë nga 45-vjeçarja në korrik të vitit 2024 në Komisariatin e Akropolit. Në atë kohë, ajo kishte raportuar se ish-partneri nuk i kishte kthyer një motoçikletë pas ndarjes. Megjithatë, ende nuk është sqaruar nëse personi i denoncuar atëherë ishte Altin Allmuça.
Në fokus të hetuesve kanë përfunduar edhe postimet e 48-vjeçarit në rrjetet sociale. Në disa fotografi ai shfaqej duke pozuar me armë. Autoritetet po verifikojnë nëse armët e fotografuara prej tij kanë ndonjë lidhje me revolverin e përdorur në krim. Autori Altin Allmuça Policia po analizon gjithashtu komunikimet telefonike dhe lëvizjet e fundit të Allmuçës dhe Obzovës, për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur mes tyre në orët që i paraprinë vrasjes.
Banorët e zonës kanë treguar se rreth orës 05:30 të mëngjesit dëgjuan disa të shtëna.
“Fqinji tha se dëgjoi të shtëna me armë zjarri në orët e para të mëngjesit. Kjo është shtëpia e prindërve të mi, dëgjova tre të shtëna me armë zjarri në orën 5:30 të mëngjesit”, tregoi një grua, duke shtuar se nuk kishte dëgjuar ndonjë automjet apo vënë re lëvizje të tjera.
Një tjetër banore tha se kishte dëgjuar tre zhurma shumë të forta, me disa sekonda diferencë nga njëra-tjetra.
“Isha duke fjetur, por nuk isha në gjumë të thellë në shtëpi. Papritmas dëgjuam tre zhurma shumë të forta, të cilat nuk i dinim nëse ishin të shtëna me armë zjarri apo jo, por ishin shumë të forta. Numërova tre. Jo të njëpasnjëshme, kishte një periudhë prej tre, katër, pesë sekondash, njëra pas tjetrës”, rrëfeu ajo.
Hetuesit po mbledhin dëshmi, pamjet e kamerave të sigurisë dhe prova të tjera për të zbardhur plotësisht marrëdhënien mes 48-vjeçarit dhe 45-vjeçares, motivin e krimit dhe atë që ndodhi pak përpara vrasjes. Detaje të reja nga krimi në Greqi/ Shqiptari i zuri pritë 45-vjeçares dhe e qëlloi, kamerat filmuan ngjarjen
23 Gusht, 09:16 altin allmuça krimi i rende ne greqi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Vidhte para dhe biçikleta, kapet 56-vjeçari nga Durrësi 23 Gusht 2026, 11:0111:01Kronike Thellohet tragjedia në Manëz/ Ndërron jetë Klevis Dervishi, shkon në 4 numri i viktimave 23 Gusht 2026, 10:2110:21Kronike Dhuna ndaj gazetarit Elton Qyno, Gjykata vendos dy masa sigurie për bashkëshorten e Florenc Çapjas 23 Gusht 2026, 10:1010:10Kronike Detaje të reja nga krimi në Greqi/ Shqiptari i zuri pritë 45-vjeçares dhe e qëlloi, kamerat filmuan ngjarjen 23 Gusht 2026, 09:1609:16Kronike E rëndë në Athinë/ Burri vret 45-vjeçaren shqiptare pranë shtëpisë së vajzës së saj, më pas vetëvritet 23 Gusht 2026, 08:1208:12Kronike Policia sqaron të shtënat në Pukë: Efektivi qëlloi në ajër, personi i armatosur u arratis 22 Gusht 2026, 22:3922:39Kronike

