Lajme Zone
Krimi brenda familjes, reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Krimi brenda familjes, reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta

Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë s

Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel