Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Krim në familje në Bulqizë, djali vret babanë, nëna bashkëpunëtore! Ngritën alibinë se kryefamiljari u kafshua nga ariu në mal


Një krim i rëndë në familje u regjistrua në Bulqizë. Djali vrau babanë në bashkëpunim me nënën dhe u përpoqen të fshehin krimin. Ata raportuan se kryefamiljari është sulmuar nga ariu por brenda 24-orëve policia gjeti armën e krimit dhe prova të tjera që i bëjnë përgjegjës.

Mesditen e 3 nëntorit (e martë), në spitalin e Bulqizës mbërriti një telefonatë për një person të plagosur në fshatin Godvi. Urgjenca njoftoi policinë dhe kur mbërritën në vendngjarje, gjetën të pajetë 62-vjecarin Urim Fiku, me plagë të shumta në trup. Në dëshminë paraprake, Sadete Fiku, bashkëshortja e viktimës dhe djali i tyre Gazmir Fiku, thanë se kryefamiljari kishte qenë me bagëtitë në mal. Ishte sulmuar nga ariu dhe ashtu i plagosur kishte mbërritur në oborrin e shtëpisë. LEXO EDHE:Bulqizë/ Gjatë gjuetisë, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht me çifte një 29-vjeçar! Humb jetën i riu, arrestohet autori (VIDEO) Kjo dëshmi u mor me rezerva nga oficeret e policisë, të cilët menjehere e transportuan trupin e pajetë në Tiranë, tek Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ekspertet konstatuan se 62-vjecari kishte një plagë plumbi në zemer dhe disa plagë të tjera në trup që dyshohet se jane shkaktuar nga goditjet me sëpatë. Tashmë nuk ka asnjë dyshim për ariun por për familjarët e viktimës. Ndaj policia shoqëroi 11 persona për t’i marrë në pyetje mes tyre, Sadete dhe Gazmir Fikun. Sakaq, në terren vijoi me mbledhjen e provave dhe gjeti në një ndërtesë të vjeter, pranë banesës së familjes Fiku, armën e krimit. Eshte kjo pistolete model 54 me fishekë me fisheke qe shihni ne foto. Ndersa një gëzhojë u gjet në oborrin e banesës. Teksa kryhej ceremonia mortore e te ndjerit ne fshatin Godvi, mesditen e së mërkurës, nënë e bir mbahehin në komisariat. Pas varrimit, policia njoftoi se i ka arrestuar si autorë të dyshuar të krimit në familje. “Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse Urim Fikun”, thuhet në njoftim. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim. Motivet mbeten ende të paqarta, pasi nënë e bir e kanë mohuar krimin para hetuesve. Ata kanë vazhduar me alibinë se e sulmit nga ariu, por tashmë policia thotë se ka prova që i bëjnë përgjegjës. Banorë të zonës, jashtë kamerave thanë, se nuk kanë dijeni per problemet e tyre familjare, por theksuan se viktima ishte person problematik, që krijonte konflikte. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh / P.J A.E Shqiptarja.com TAG: Sadete Fiku Gazmir Fiku Diber bulqizë vrasje vrasje me armë zjarri Urim Fiku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Çudi: 04/11/2026 14:34 Vetem edhe kjo mbeti pa dëgjuar ! Ariu gjuan me plumb ! WTF Përgjigju Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.3% Veliajn 23.8% Asnjërin 20.9% Vota total: 488 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?