Lajme Zone
Krim brenda familjes shqiptare në Itali, 21-vjeçari vret me thikë nënën e tij
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Krim brenda familjes shqiptare në Itali, 21-vjeçari vret me thikë nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shqiptarët në Itali, ku një 39-vjeçare është vrarë me thikë nga djali i saj 21-vjeçar. Krimi ka ndodhur gjatë natës në banesën e familjes, në rrugën “Tagliata”, në qytetin Chiari, në provincën e Brescias.

Policia në vendin ku ndodhi krimi Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Chiari, në provincën e Brescias. Viktimë mbeti Meleqe Lusha, ndërsa djali i saj, Eduart Xhani, u vetëdorëzua te karabinierët në Cremona. Autoritetet italiane po hetojnë për të zbardhur motivet e krimit. Një ngjarje e rëndë ka tronditur shqiptarët në Itali, ku një 39-vjeçare është vrarë me thikë nga djali i saj 21-vjeçar. Krimi ka ndodhur gjatë natës në banesën e familjes, në rrugën “Tagliata”, në qytetin Chiari, në provincën e Brescias.

Sipas raportimeve të mediave italiane, viktima është identifikuar si Meleqe Lusha, 39 vjeçe, ndërsa djali i saj, Eduart Xhani, 21 vjeç, dyshohet se e ka goditur për vdekje me thikë.

Pas ngjarjes, i riu është larguar nga banesa dhe më pas është paraqitur vetë pranë karabinierëve në Cremona, ku është vetëdorëzuar.

Mësohet se nënë e bir jetonin së bashku në të njëjtën banesë. Familja është me origjinë shqiptare, ndërsa 21-vjeçari kishte lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e karabinierëve, të cilat kanë nisur hetimet për të rindërtuar rrethanat në të cilat ndodhi vrasja.

Ndërkohë, në banesën ku ndodhi krimi kanë shkuar edhe vëllezërit e viktimës.

Motivi i vrasjes mbetet ende i paqartë, ndërsa autoritetet italiane nuk kanë dhënë deri tani detaje të tjera mbi rrethanat që çuan në ngjarjen tragjike. krim brenda familjes shqiptare Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Vrau 31-vjeçarin shqiptar dhe e fshehu trupin në pus, zbardhet dëshmia e autorit: Jam penduar 3 Nëntor 2026, 10:0810:08Kronike Kapen 10 tonë kokainë në Spanjë, cili grup kriminal shqiptar fshihet pas ngarkesës? 2 Nëntor 2026, 20:4020:40Kronike Zjarr në katin e 11-të të një pallati në Shkodër, flakët përhapen me shpejtësi; rrezikohen disa apartamente 2 Nëntor 2026, 17:0217:02Kronike Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet në Spanjë 36-vjeçari nga Shkodra 2 Nëntor 2026, 16:4016:40Kronike Detaje nga grabitja e bankës në Tiranë/ Autori i maskuar i vuri armën në kokë arkëtares, u arratis me monopatinë 2 Nëntor 2026, 11:2611:26Kronike Klanet shqiptare në rrjetin e mafies italiane, kush janë bosët shqiptarë të drogës të lidhur me Cosa Nostra-n? 1 Nëntor 2026, 22:0022:00Kronike