Foto ilustruese Një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj në zonën e Zogut të Zi në Tiranë. Viktima u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t'u mbijetonte plagëve. Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Zogut të Zi, ku sipas informacioneve një burrë ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Krimi është regjistruar në një kompleks që ndodhet pas shkollës “Harry Fultz”. Në banesë ka qenë edhe nipi 14-vjeçar.
Viktima është Lumturi Patushi 58 vjeçe ndërsa autori është Hysni Patushi 68 vjeç. Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe dhëndrin e autorit, i cili ka qenë në banesë në momentin e krimit. Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ajo nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.
Pas krimit, autori Hysni Patushi është larguar nga vendngjarja. Policia e ka shpallur atë në kërkim dhe po zhvillon kontrolle për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tij.
Në vendin ku ndodhi ngjarja kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar dinamikën e krimit dhe rrethanat që çuan në vrasjen e gruas.
"Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën. Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. krim brenda familjes në tiranë policia11 640 0 1685524874xpolicia tiranee 258 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person 19 Shtator 2026, 12:0112:01Kronike Kokainë dhe heroinë, goditet sërish rrjeti shqiptar “Ronaldo” në Francë; kush janë dy të arrestuarit 19 Shtator 2026, 11:0611:06Kronike 4 mln euro drogë në frigorifer, arrestohet i riu shqiptar në Itali 19 Shtator 2026, 09:4809:48Kronike Video/ I zhdukur pa gjurmë, Alket Rizai i përfshirë në vrasje brenda burgut; publikohen pamjet për herë të parë 19 Shtator 2026, 07:4507:45Kronike Ngjarje tragjike në Itali/ Po shoqëronte vajzën në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni i mbetjeve 18 Shtator 2026, 22:4322:43Kronike Nga TikTok-u te “gara e vdekjes”, si humbën jetën 3 të rinjtë shqiptarë në Greqi (Foto/Video) 18 Shtator 2026, 20:0820:08Kronike

