Lajme Zone
Krijuesi i pyllit orbital reagon nga qelia: Tirana mbeti me 0 pemë të mbjella që kur më futën brenda
PolitikëJOQ Albania

Krijuesi i pyllit orbital reagon nga qelia: Tirana mbeti me 0 pemë të mbjella që kur më futën brenda

Nga thellësia e birucës dhe i hipur mbi paterica, Erion Veliaj ka vendosur të na dhurojë edhe një tjetër kryevepër me shkrim dore: 10 faqe të tėra me pathos revolucionar, ku paralajmëron se as Spaçi nuk e mposht dot.

Nga thellësia e birucës dhe i hipur mbi paterica, Erion Veliaj ka vendosur të na dhurojë edhe një tjetër kryevepër me shkrim dore: 10 faqe të tėra me pathos revolucionar, ku paralajmëron se as Spaçi nuk e mposht dot.

Pasi diskutoi me Ministrin e Drejtësisë deri në mesnatë dhe pasi mori edhe dy libra dhuratë për të kaluar kohën, Lali Eri kujtoi papritur se në venat e tij rrjedh gjak i pastër socialisti. Djali që dikur udhëhiqte Mjaft-in dhe G99-ën e që organizonte protesta me arkivole e gurë kundër Fatos Nanos, sot na u zgjua si garanti i vetëm i idealeve të Rilindjes. Sipas tij, qeveria e sotme qenka mbushur me “palaço” që nuk kanë bërë asnjë ditë opozitë, ndërsa ai vuan si "armiqtë e brendshëm" në kohën e Enverit.

Me sa duket, pasi “shpëtoi” Tiranën nga plehrat dhe çdo pllakë sheshi me duart e veta, Veliaj po e sheh veten jo thjesht si viktimë politike, por si kryeministrin e ardhshëm që po i tregon vendit se kush është i zoti i vërtetë i shtëpisë. Mbrojtja e tij sot tingëllon si platforma e një lideri suprem në mërgim brenda burgut, ku vetëm ai e di se si rritet PS-ja e vërtetë dhe si mbrohet shtëpia nga "skorjet e Saliut".

Pikat kryesore nga "Manifesti i Qelisë":

Sfidë Liderit Suprem: "Më çoni në Spaç po deshët!" deklaron ai, duke i kujtuar Ramës se gardianët e burgut po tallen me të dhe se askush nuk e shantazhon dot, as me akuza për "terrorizëm" apo "Flamingo".

Socialisti i Orëve të Para: Na kujton se ishte te greva e urisë dhe 21 Janari, duke harruar me komoditet se karrierën e nisi duke gjuajtur me gurë e protesta vetë Partinë Socialiste kur kryetar ishte Nano.

Pretendenti për timon: Refuzon kategorikisht të delegojë Bashkinë e Tiranës me pretendimin se pa të në zyrë "humbën kreditë e Katarit", ndërsa vetë KM premtoi se do merrej me punët e qytetit por dështoi.

Besnikëri ndaj Avokatit: I bën me dije Ramës se më mirë rri me avokatin e tij se sa me 1000 servilë që e braktisën sapo ra nga karrigia.

Mesazhi është i qartë: Lali Eri nuk po kërkon thjesht lirinë, po kërkon të na bindë se pa të, jo vetëm Bashkia e Tiranës, bet e gjithë Partia Socialiste po kërkon një lider të ri. Përplasja me Liderin Suprem sapo ka hyrë në fazën e saj më epike, ku Veliaj flet hapur si kryeministri i ardhshëm!