Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me dosjen e SPAK për Belinda Ballukun. Gazetarja Klodiana Lala raporton se punimet për ndërtimin e viles 188/1 në Palasë që SPAK dyshon se është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut e për këtë arsye e ka vendosur nën sekuestro. Procedurat u ndoqën nga Lorela Reci, bashkëjetuesja e biznesmenit Arbër Abazi, njëherazi e afërme e ish-zv.kryeministres. SPAK thotë se deri në karabina vila u investua nga Igli Tare, ndërsa më pas shpenzimet për punimet u paguan nga Abazi, pronar i kompanisë “Alko Impex General Contruksion”. Kjo kompani rezulton se është ushqyer me tendera nga Ministria e Infrastrukturës në kohën kur institucioni drejtohej nga Balluku. Një prej tenderave që ka fituar si bashkim operatorësh ekonomike është loti 7 Unaza e Jashtme e Tiranës. Fakti që punimet janë ndjekur nga Lorela Reci, si dhe arkitekti i kompanisë Alko Impex janë vetëm disa nga provat sipas SPAK që Balluku e zotëronte ne mënyrë të tërthotë vilën. Në një email dërguar kompanisë ndërtuese në 2022 bashkëjetuesja e Abazit kërkon leje për të dërguar grupin e saj të punës që të përfjë punimet në dy vila 178/2 dhe 188”.
Pas shumë emailesh, kompania ndërtuese informon punonjësen e saj se: “me konfirmim të investitorit do të lejohen klientët të bëjnë vetë punimet në vila”. “…Te lutem krijoni mundësinë që klienti të vazhdojë vetë punimet…”, thuhet në këtë email.
Vila tashmë është vënë nën sekuestro pasi dyshohet se është produkt i korrupsionit. Ballukut i janë rënduar edhe më shumë akuzat për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, ndërsa është e pandehur për abuzime me tenderat e rrugëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

