Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive, vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues, pas zgjedhjeve të 7 qershorit të këtij viti. Takimi ndërmjet kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk rezultoi me një marrëveshje për krijimin e inistitucioneve të reja. LEXO edhe...Mero Baze: ‘Non grata’-at shqiptare në rajon duhet të jenë edhe politike Kurti insiston që posti i Presidentit të mos i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës, por të jetë një emër jopolitik. Dështimi për ta zgjedhur Presidentin e ri të vendit në dy muajt e ardhshëm do ta çonte vendin drejtpërdrejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të ishin të katërtat në dy vjet. Lajmi në përditësim... Ora 10:04 Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Haziri: Po punojmë 24 orë për marrëveshjen me Vetëvendosjen, presidenti mbetet kërkesë e jona Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, para se të nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ka folur për negociatat që ky subjekt politik po i zhvillon me Lëvizjen Vetëvendosje për një marrëveshje qeverisëse.Ndonëse tri takime kanë përfunduar pa marrëveshje, Haziri ka deklaruar se takimet do të vazhdojnë në çdo kohë dhe do të punohet 24/7 për të arritur një marrëveshje.“Duhet të normalizohet jeta në Kosovë, të punohet në mënyrë më agresive, në një agjendë më zhvillimore dhe që Kosovës i jep mundësi. Takimet janë të hapura, do të vazhdojnë në çdo kohë. Nuk ka orar determinues dhe 24/7 do të punohet për të arritur këtë qëllim. Krejt në fund është vullnet politik”, ka thënë Haziri.Kurti dhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë takuar disa herë deri tani, por nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për formimin e institucioneve të vendit.Haziri nguli këmbë se dallimet mes palëve nuk janë të mëdha.“Nuk ka çështje që në këtë fazë na dallojnë shumë. Sa i përket politikave sektoriale, agjendës, proceseve politike, nuk është biseduar shumë, nuk është biseduar në hollësi. Jemi në nivelin e diskutimit të parimeve bazë. Ndarja e përgjegjësive është krejt e fundit. Më rëndësi është të ketë vullnet të mirë”, shtoi Haziri.Një ditë më herët, deputetë të zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës kishin deklaruar se partia e tyre kërkon postin e presidentit. Share Ora 10:03 Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, Bedri Hamza: Nuk ndryshojmë qëndrim për çështjen e presidentit, nuk negociojmë poste Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, deklaroi se nuk sheh asnjë arsye që seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës të mos përfjë me sukses, ndërsa theksoi se përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje.I pyetur për negociatat mes Vetëvendosjes dhe LDK-së lidhur me postin e presidentit, Hamza tha se PDK nuk ka qenë pjesë e asnjë diskutimi për ndarjen e posteve institucionale."Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është konsistent, do të thotë ne kemi shkuar në takim, nuk kemi pasur, nuk kemi garuar ne kush të bëhet, kush në cilën pozitë të bëhet. Kemi garuar edhe kemi kërkuar votat e qytetarëve të Kosovës me një program çka për ekonominë, çka për drejtësinë, çka për energjinë, çka për infrastrukturën, çka për anëtarësimet, këto kanë qenë temat", u shpreh ai. Share Ora 09:59 Kosovë/ Abdixhiku para seancës konstituive të Kuvendit: Balanca demokratike, çelësi i marrëveshjes me LVV-në Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se çelësi i marrëveshjes mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është pajtueshmëria për “balancë demokratike”.Abdixhiku, i cili është takuar tri herë me Kurtin në përpjekje për të arritur një marrëveshje tejet të nevojshme për formimin e institucioneve dhe përfundimin e krizës politike, tha se mes palëve ka ende dallime të mëdha për çështjen e presidentit.“Ka shumë afrime në shumë çështje, por ende kemi distancë në çështjen kryesore, që është balanca demokratike. Kuvendi duhet të konstituohet sot, nuk ka arsye për të mos u konstituuar”, tha Abdixhiku.Abdixhiku tha se nuk dëshiron të flasë për emra për postin e presidentit, duke ngulur këmbë se partia e tij meriton postin.“Ne kërkojmë balancë demokratike, e cila kërkon që LDK-ja të jetë e përfaqësuar. Nuk po flasim për emrat individësh, por për balanca demokratike që do të ishte e mirë edhe për Kosovën”, tha ai.“Kemi edhe 25 ditë për formimin e Qeverisë. Nëse merremi vesh më herët për të gjitha institucionet, më mirë, nëse nuk merremi vesh, duhet të jemi transparent me ju dhe popullin se kaq kemi mundur dhe fatkeqësisht nuk mund të bëjmë më shumë. Përderisa po takohemi, është lajm i mirë”, shtoi ai. Share R.Xh/SI.E./ReportTv.al kosove Kuvendi i kosoves Albin Kurti Lumir Abdixhiku LVV LDK kriza politike ne kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 60.1% Nuk e di 4.8% Vota total: 1201 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
