Në letrën që Erion Veliaj publikoi nga burgu i Fierit, shprehej se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar të pranojë përfshirjen në protesta ose do t’i rëndojë akuzat duke i përfshirë edhe shkeljen e rendit kushtetues. Sipas Kreshnik Spahiut, kjo lloj vepre penale s’është e paqëllimshme pasi është e vetmja që nëse provohet, sjell shkarkimin e kryetarit të Tiranës, thotë ai në “Repolitix” në Report Tv. “Kemi dy iniciativa ligjore, një të kryeministrit dhe një të Erion Veliajt. Ajo e kryeministrit është për transferimin nga burgu i Fierit me pretendimin se ka shkelje të rendit kushtetues dhe ka prova për implikim në bashkëpunim me protestat e dhunshme. Nëse kjo është e vërtetë, nuk është e paqëllimshme. Është e vetmja vepër penale që mundëson shkarkimin e një kryetari bashkie, shkelja e rendit kushtetues dhe Kushtetutës përbën shkak ligjor për të shkarkuar një kryetar bashkie dhe nëse provat ekzistojnë, i lind e drejta e shkarkimit, nëse gjithmonë ekzistojnë përgjimet telefonike apo mesazhet. Nuk është e paqëllimshme”, shpjegoi Spahiu. LEXO edhe...Takimi i Ramës me Mark Rutte, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë Ajo që do ta tregojë këtë pretendim janë mesazhet dhe përgjimet telefonike (nëse do të ketë të tilla në ditët në vijim), të cilat do të tregonin lidhjen e cilësuar në letër, vijoi juristi. “Erion Veliaj ka një iniciativë ligjore që i shërben në GJEDNJ që ta ekspozojë këtë proces penal si një proces politik, si diskriminim politik dhe t’i japë mundësinë atij të shkojë drejt pafajësisë. Janë dy versione antagoniste. Nëse është e para, duhen pritur ditët në vijim a do të dalin mesazhe dhe përgjime telefonike për bashkëpunim të Veliajt me protestuesit dhe a do të nisë procedimi për shkarkimin e kryetarit të bashkisë që mund të konsiderohet pengesë për zgjedhjet lokale”, tha Spahiu. P.J/ReportTv.al Kreshnik Spahiu edi rama erion veliaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 52.9% Veliajn 27.7% Asnjërin 19.4% Vota total: 310 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

