Lajme Zone
Kreshnik Bajraktari, “ustai” i Blendi Gonxhes që u hodh nga “prehri” i Lulzim Bashës tek transportet duke ndjekur paratë dhe pastruar dosjet
PolitikëPamfleti

Kreshnik Bajraktari, “ustai” i Blendi Gonxhes që u hodh nga “prehri” i Lulzim Bashës tek transportet duke ndjekur paratë dhe pastruar dosjet

Bajraktari punoi pranë Gonxhes në sektorin privat të transportit deri në maj 2013. Gjatë kësaj periudhe, emri i tij u lidh me dyshime për abuzime fiskale dhe kontrabandë automjetesh. Më pas kaloi në administratën e Bashkisë së Tiranës, të drejtuar nga Lulzim Basha.

Kreshnik Bajraktari / Nga “Albarent” te Bashkia e Tiranës, Porti i Durrësit dhe DPSHTRR-ja, i njëjti sponsor politik dhe miliona euro tenderë të dyshimtë në çdo stacion të karrierës... Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Kreshnik Bajraktari, është një nga njerëzit më të besuar të Blendi Gonxhes. Lidhja mes tyre daton në shtator 2009, kur Gonxhe krijoi kompaninë e transportit “Albarent” dhe e futi në shërbimin urban të Tiranës, megjithëse, sipas denoncimeve të kohës, kompania nuk plotësonte kushtet e licencimit. Bashkinë e drejtonte atëherë Edi Rama.

Bajraktari punoi pranë Gonxhes në sektorin privat të transportit deri në maj 2013. Gjatë kësaj periudhe, emri i tij u lidh me dyshime për abuzime fiskale dhe kontrabandë automjetesh. Më pas kaloi në administratën e Bashkisë së Tiranës, të drejtuar nga Lulzim Basha.

Fillimisht u emërua specialist dhe më pas përgjegjës për transportin urban. Me ndikimin e Gonxhes, i cili njihte prej vitesh strukturat dhe njerëzit e Bashkisë së Tiranës, Bajraktari mori drejtimin e Qendrës së Kontrollit të Trafikut Urban.

Në këtë strukturë qëndroi deri në qershor 2022. Mbështetjen ia siguruan edhe pronarët e shtatë kompanive të transportit urban, të cilët, sipas burimeve të “Pamfleti”-t, e konsideronin njeriun që dinte të mbyllte pazaret me administratën.

Auditimet e brendshme të Bashkisë së Tiranës dhe raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit evidentuan shkelje në dokumentacion dhe bilance. Megjithatë, Bajraktari nuk pësoi asnjë pasojë administrative apo penale.

Blendi Gonxhe, në atë kohë drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, ndërhyri përsëri për të. Me mbështetjen e tij dhe miratimin e kryeministrit Edi Rama, Bajraktari u emërua përgjegjës i projekteve të OKB-së për zhvillimin, modernizimin dhe eficiencën e transportit rrugor në Shqipëri.

Në këtë detyrë qëndroi deri në mesin e vitit 2023. Sipas informacioneve të “Pamfleti”-t, edhe gjatë kësaj periudhe u përfshi në procedura të dyshimta, të realizuara nën mbulesën e bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, që drejtohej nga Gonxhe.

Me një tjetër ndërhyrje të Blendi Gonxhes, Bajraktari u transferua si specialist transporti në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave. Atje qëndroi deri në shtator 2023, kur u emërua këshilltar për transportin detar në Ministrinë e Infrastrukturës.

Pas 15 vitesh nën kujdesin politik dhe administrativ të Gonxhes, Kreshnik Bajraktari kishte krijuar profilin e një njeriu të besuar, të gatshëm të negocionte pazare dhe të firmoste dokumente që të tjerët nuk pranonin t’i merrnin përsipër.

Më 31 korrik 2024, kryeministri Edi Rama, me mbështetjen e Blendi Gonxhes dhe Pirro Vengut, e emëroi drejtor të Autoritetit Portual të Durrësit.

Në krye të Portit të Durrësit qëndroi 14 muaj. Gjatë kësaj periudhe rifirmosi dokumentet financiare për investimin e Portit Tregtar, fondi limit i të cilit u shtua me 115 milionë euro.

Bajraktari u emërua edhe kryetar i bordit të kompanisë “Durrës Marina”, që administron projektin e kullave të Mohamed Alabbarit. Sipas dokumenteve dhe denoncimeve të siguruara nga “Pamfleti”, ai firmosi bilance të dyshuara si të falsifikuara, 7.4 milionë euro tenderë të dyshuar si fiktivë dhe kontrata publike me kompani private që operojnë brenda portit, me dëm të pretenduar prej 5.3 milionë eurosh.

Ashtu si Pirro Vengu, edhe pasardhësi i tij, Kreshnik Bajraktari, mbajti aktive strukturën e vjetër të drejtimit të portit. Ai shtoi në rrjet edhe njerëz të afërt nga Kukësi dhe Dibra, duke u dhënë role në shërbimet operacionale, administrimin dhe sigurinë portuale.

Sipas burimeve të “Pamfleti”-t, përmes kësaj strukture u krijuan lehtësi për grupe të dyshuara për trafik dhe kontrabandë. Këto pretendime kërkojnë hetim penal dhe verifikim nga institucionet ligjzbatuese.

Blendi Gonxhes i duhej përsëri njeriu i tij i besuar, këtë herë në postin që vetë kishte mbajtur. Qëllimi, sipas informacioneve të redaksisë, ishte kontrolli dhe pastrimi i dosjeve të tenderëve të zhvilluar gjatë periudhës nëntor 2018-janar 2024, kur Gonxhe drejtonte DPSHTRR-në, përpara se SPAK-u të niste ndonjë hetim.

Më 27 tetor 2025, Kreshnik Bajraktari u largua nga drejtimi i Portit të Durrësit dhe u emërua drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ai vazhdon ta mbajë këtë post.

Sipas përllogaritjeve dhe dokumenteve të “Pamfleti”-t, vetëm gjatë vitit të parë nën drejtimin e tij janë konstatuar procedura të dyshimta me vlerë rreth 13 milionë euro.

Bajraktari zëvendësoi Ilir Mëngrën, të cilin Blendi Gonxhe e kishte vendosur në krye të DPSHTRR-së pasi u emërua ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Mëngra kishte marrë detyrën të përfnte 17 tenderë të nisur gjatë drejtimit të Gonxhes dhe të administronte dokumentacionin e procedurave të kontestuara.

Sipas burimeve, Mëngra nuk pranoi të merrte përsipër firmosjen dhe pastrimin e këtyre dosjeve. Pas arrestimit të Erion Veliajt, ai u transferua në Bashkinë e Tiranës, ku mban postin e nënkryetarit pa ushtruar ndikim real vendimmarrës.

Kreshnik Bajraktari ka kaluar nga biznesi privat i Gonxhes te Bashkia e Tiranës, projektet e OKB-së, Hekurudhat, Ministria e Infrastrukturës, Porti i Durrësit dhe, në fund, drejtimi i Transportit Rrugor. Postet kanë ndryshuar, por sponsori politik ka mbetur i njëjtë. Në çdo stacion të karrierës së tij shfaqet hija e Blendi Gonxhes./Pamfletikreshnik bajraktari blendi gonxhe lulzim basha dpshtrr Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Nga tenderët, te lejet e ndërtimit dhe gjobat, Bashkia e Durrësit çerdhe aferash; privati akses të plotë në sistemin e taksave 12 Nëntor 2026, 16:0716:07Dosja e zezë Vilat në jug të Lorena Goxhobellit dhe hija e Ergys Agasit mbi Kadastrën; pazaret e pronave në Vlorë 11 Nëntor 2026, 18:3618:36Dosja e zezë Universiteti i Shkodrës në kthetrat e paligjshmërisë: Kush po e mbron rektoren e komanduar dhe pse hesht Mirela Kumbaro? 11 Nëntor 2026, 15:2015:20Dosja e zezë Kumbaro dhe Gonxhja, buldozerët e trashëgimisë kulturore; si masakruan monumentet nga Jugu në Veri 10 Nëntor 2026, 20:3920:39Dosja e zezë Mediu bën show, gjykata numëron vitet: Kur do të kemi drejtësi për Gërdecin? 10 Nëntor 2026, 17:0117:01Dosja e zezë Arkend Balla i Shkozetit “kokë më kokë” me Ani Dyrmishin e dosjes 339 për Bashkinë e Durrësit; kë do kandidojë Rama? 9 Nëntor 2026, 11:3711:37Dosja e zezë