Një qytetare i është drejtuar JOQ Albania me një denoncim, duke dërguar edhe një video ku shihen kremviçet e tymosura, për të cilat siç duket janë të mykura. Sipas saj, produkti është blerë në një prej pikave të rrjetit Big Market.
Në video duket produkti me shenja që, sipas qytetares, janë myk. Ajo shpreh shqetësimin për cilësinë e produkteve ushqimore dhe ngre pikëpyetje mbi kontrollet që kryhen në këtë rrjet supermarketesh, duke pretenduar se raste të produkteve të skaduara apo të prishura janë denoncuar edhe më herët.
Big Market është një rrjet supermarketesh i lidhur me deputetin socialist Vullnet Sinaj. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga kompania për denoncimin konkret. Kjo nuk është hera e parë që konsumatorët denoncojnë Big Market-in e socialistit për produkte të sakaduara apo të prishura.

