Veprimtar politik nga Skenderaj, Idriz Rrecaj, Adem Beqiri dhe Salih Mëziu janë tre personat e identifikuar pas analizave të ADN-së disa javë pas zhvarrimit të mbetjeve mortore të zbuluara në varreza masive në lokacione të ndryshme në veri të Kosovës. Të tre këtë persona bënin pjesë në ‘Grupin e Intelektualeve’ shqiptarë që u rrëmbyen dhe u zhdukën nga forcat serbe në vitin 1999. LEXO edhe...Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit Idriz Rrecaj, i dekoruar më 2019 si “Hero i Kosovës”, ishte veprimtar politik, i cili së bashku me 22 persona të tjerë shqiptarë, të njohur si “grupi i intelektualëve”, u zhduk në kohën kur lufta e forcave serbe në Kosovë ishte intensifikuar. Një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se ishin identifikuar tre viktimat e para të varrezave masive të zbuluara në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut gati dy muaj më parë. Sipas Kurtit, raportet e ADN-së kishin konfirmuar se tre viktimat i përkasin grupit të njohur si “grupi i intelektualëve”, kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë më 19 prill 1999 nga forcat serbe. Por Kurti nuk i përmendi emrat e tre viktimave që ishin identifikuar nga autoritetet në Kosovë. R.Xh/ReportTv.al salih meziu lufta ne Kosovë serbia Adem beqiri zubin patok varreza kosova Idriz Rrecaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.5% Të gabuar 88.6% Nuk e di 4.8% Vota total: 5485 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

