Në Jabukë të Zubin Potokut, ku u zbulua një varrezë masive të dielën, deri më tani janë gjetur të paktën katër trupa, bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili qëndroi në këtë fshat. Sveçla tha se dyshohet se viktimat pas ekzekutimit janë hedhur në një gropë gëlqereje. “Sapo erdha nga lokacioni ku është zbuluar varreza e re masive. Deri tani janë zbuluar të paktën 4 trupa, të cilët pas ekzekutimit janë hedhur në një gropë gëlqereje. Hetimet për kriminelët që kanë shkaktuar këtë krim do të vazhdojnë. Ne nuk do të ndalemi derisa nuk zbulojmë edhe të pagjeturit e fundit, por po ashtu nuk do të ndalemi derisa secili kriminel të paguajë për krimet që kanë shkaktuar, posaçërisht për këto krime ku gjatë luftës kanë ekzekutuar njerëz të pafajshëm dhe pastaj kanë punuar që ky krim të fshihet”, tha Sveçla. LEXO EDHE:Kosovë/ Pragkonstituimi i Kuvendit, sot takim Kurti-Abdixhiku! Refuzon PDK-AAK Ai bëri të ditur se lartësia ku janë gjetur varreza e parë dhe varreza e dytë është diku 900 metra. “Është e njëjta luginë e përroit, gjë që bën për të dëshmuar që kemi të bëjmë me të njëjtin grup. Duke u shprehur ngushëllime familjeve të të pagjeturve, po ashtu, ju kërkoj durim deri në momentin kur shkenca, ekspertët tanë, të përcaktojnë saktë se kufomat cilëve individë u takojnë dhe pastaj patjetër t’u dorëzohen familjeve, por edhe si shoqëri dhe si shtet t’i përcjellim në mënyrë më dinjitoze të mundshme”, tha Sveçla. Ministri në detyrë akuzoi Serbinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe tha se ka pasur përpjekje të vazhdueshme për fshehjen e tyre. “Siç kam deklaruar edhe më herët, tashmë është dëshmuar se Serbia është e njëjta Serbi e cila ka shkaktuar krime të luftës në ’98–’99. Ajo nuk po ndryshon dhe përveçse është angazhuar që të dëmtojë, të vrasë e të spastrojë Kosovën nga shqiptarët, gati tri dekada është duke punuar në vazhdimësi që këto krime t’i fshijë”, tha Sveçla./Kosovapress P.J/Shqiptarja.com TAG: Zubin Potok jabuke varreza kosove Xhelal Sveçla Komente Komento Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.8% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27% Vota total: 5057 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

