Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilluan një tjetër takim mbrëmjen e sotme, për zgjidhjen e krizës politike në vend. Takimi mësohet se ka pasur në fokus çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, për të cilën dy liderët kanë zhvilluar diskutime edhe në ditët e fundit. LEXO edhe...Këshilli Gjyqësor i Kosovës refuzoi rikthimin e gjyqtarëve të dorëhequr serbë në sistem, pas BE-së reagon SHBA: Duhet t’u garantohen mundësi të barabarta Në takimin e mëparshëm, Kurti dhe Abdixhiku kishin konfirmuar se diskutimet kishin kaluar edhe te emrat konkretë të mundshëm për postin e Presidentit. Megjithatë, nga takimi i sotëm nuk është arritur ndonjë dakordësi apo është bërë ndonjë hap konkret drejt zgjidhjes së çështjes. “Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme edhe për ju”, tha kryeministri Albin Kurti për mediat, pas takimit të paparalajmëruar. R.Xh/ReportTv.al kosove Albin Kurti Lumir Abdixhiku LVV LDK Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 35.1% Nuk e di 12.8% Vota total: 5768 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
