Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Kosova me një presidente të re, avokati Gjini: Justina Shiroka-Pula ka kredenciale të larta! Ja ngërçi që mund të kalojë në Gjykatën Kushtetuese


Avokati nga Kosova, Gent Gjini, i ftuar në studion e emisionit “News24 Fundjavë”, ka analizuar zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, duke u ndalur veçanërisht te zgjedhja e presidentes së re të Republikës, Justina Shiroka-Pula.

Avokati nga Kosova, Gent Gjini, i ftuar në studion e emisionit “News24 Fundjavë”, ka analizuar zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, duke u ndalur veçanërisht te zgjedhja e presidentes së re të Republikës, Justina Shiroka-Pula. Gjini vlerësoi lart figurën e nevojshme akademike dhe me integritet të krerës së re të shtetit, duke nënvizuar se Kuvendi i Kosovës ka bërë një zgjedhje të goditur sa i përket profilut moral dhe profesional. “Është një nga presidentet që plotëson të gjitha kredencialet prej fundit të luftës. Ka qenë akademike dhe s’ka qenë kurrë e përmendur në asnjë aferë apo skandal. Mendoj se parlamenti ka bërë një zgjedhje të duhur. Zonja Shiroka Pula ka qenë në PDK dhe ka pasur postin e ministres, ku ka ngritur zërin në lidhje me rolin e gruas,” deklaroi avokati Gjini. Pavarësisht vlerave individuale të presidentes, Gjini ngriti alarm mbi prapaskenat politike dhe procedurale që shoqëruan procesin e votimit në Kuvend, duke paralajmëruar se ngërçi mund të përfjë sërish në dyer të gjyqësorit më të lartë. “Kemi një sfidë tjetër për kohën kur është zgjedhur presidentja. Momenti ka qenë kritik dhe i minutave të fundit për shkak të ngërçit politik në Kosovë. Në momentin e fundit Albin Kurti bëri një kthesë dhe e propozoi në fund. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar afate dhe çështja mund të kalojë sërish në Gjykatën Kushtetuese. Ajo është përzgjedhur më 7 tetor dhe jo më 6 tetor kur ishte afati i fundit, pra disa minuta pas mesnatës. Kjo është ngritur si çështje dhe mund të përfjë në Kushtetuese,” tha Gjini. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb