Lajme Zone
Kosova kthen në traditë presidentet gra! Pas Vjosa Osmanit dhe Atifete Jahjagës, Justina Shiroka-Pula emri që i dha fund ngërçit politik në Kosovë
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Kosova kthen në traditë presidentet gra! Pas Vjosa Osmanit dhe Atifete Jahjagës, Justina Shiroka-Pula emri që i dha fund ngërçit politik në Kosovë

Kosova ka tashmë një presidente të re. Pas muajsh vakance në postin e presidentit, Justina Shiroka-Pula është zgjedhur në krye të shtetit për një mandat 5-vjeçar.

Kosova ka tashmë një presidente të re. Pas muajsh vakance në postin e presidentit, Justina Shiroka-Pula është zgjedhur në krye të shtetit për një mandat 5-vjeçar. Shiroka-Pula u konfirmua në këtë post pas votimit në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku mori mbështetjen e 81 deputetëve. Zgjedhja e saj shënon gjithashtu vazhdimin e një tradite të veçantë në historinë e shtetit të Kosovës, pasi Shiroka-Pula është gruaja e tretë që merr drejtimin e vendit. Para saj, detyrën e presidentes e ka mbajtur Vjosa Osmani, e cila shërbeu në këtë post nga viti 2021 deri në vitin 2026. Më herët, në krye të shtetit ka qenë Atifete Jahjaga, e zgjedhur presidente në vitin 2011 dhe në detyrë deri në vitin 2016. Kështu, Kosova është ndër vendet e pakta në botë që, në historinë e saj si shtet i ri, ka pasur tre gra në postin e presidentes. Me zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës, ajo bëhet presidentja e shtatë e Republikës së Kosovës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb