Kosova ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Francën, e cila po përballet me zjarre apokaliptike në disa zona të vendit. Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, tha se autoritetet kosovare janë të gatshme të japin kontribut, brenda kapaciteteve shtetërore, në operacionet për shuarjen e flakëve dhe kërkim-shpëtimin. Përmes një deklarate, Haxhiu shprehu solidaritet me popullin francez dhe me ekipet e angazhuara në terren, duke vlerësuar punën e tyre në mbrojtje të jetëve dhe komuniteteve të prekura. LEXO edhe...Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO) “Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe komunitetet e prekura nga zjarret”, u shpreh ajo. U.D/ReportTv.al kosove france zjarret 2026 Albulena Haxhiu Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.9% Jo 29.1% Nuk e di 7% Vota total: 3838 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

