Lajme Zone
Kosova harton strategji për ish-krerët e UÇK-së në Hagë! Partitë mbajnë sekret detajet, Konjufca drejton grupin e punës! Kërkohet lobim në Europë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kosova harton strategji për ish-krerët e UÇK-së në Hagë! Partitë mbajnë sekret detajet, Konjufca drejton grupin e punës! Kërkohet lobim në Europë

Grupi i punës, i drejtuar nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, ka zhvilluar deri tani dy takime, ndërsa përfaqësuesit e partive politike kanë rënë dakord që detajet e strategjisë të mbeten konfidenciale. Krahas mbështetjes financiare dhe logjistike për ekipet mbrojtëse, është propozuar edhe lobimi në kryeqytetet europiane.

Partitë politike dhe përfaqësuesit institucionalë në Kosovë po hartojnë një strategji për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së, të dënuar në shkallë të parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Megjithëse janë ndërmarrë hapa konkretë, palët kanë vendosur që përmbajtja e strategjisë dhe veprimet e tyre të mbeten konfidenciale. Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila është pjesë e Këshillit Strategjik, tha se anëtarët kanë nënshkruar një deklaratë për ruajtjen e konfidencialitetit. Sipas saj, ka koordinim dhe seriozitet nga të gjitha palët, ndërsa puna e grupit duhet të vlerësohet nga veprimet konkrete dhe jo nga deklaratat publike. LEXO EDHE:Më 17 nëntor vendimi për Hashim Thaçin dhe 4 të tjerët në Hagë, akuzohen për përpjekje për të ndikuar te dëshmitarët! Prokuroria kërkon 6 vite burg për ish-presidentin e Kosovës Edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, konfirmoi se partitë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, por pa dhënë detaje. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ekipet mbrojtëse për të siguruar mbështetjen logjistike dhe financiare të ish-krerëve të UÇK-së. Ndërkohë, ish-ambasadori Sylë Ukshini vlerëson se strategjia duhet të përqendrohet edhe te diplomacia, përmes lobimit në kryeqytetet europiane dhe ngritjes së çështjeve që lidhen me funksionimin e Gjykatës Speciale. Grupi punues drejtohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe deri tani ka zhvilluar dy takime. Paralelisht, në Kuvendin e Kosovës mbetet pezull votimi i ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara. Ligji u miratua më 6 tetor, por u kthye për rishqyrtim më 22 tetor nga presidentja Justina Shiroka-Pula, pas kërkesës së PDK-së. Edhe pse u përfshi në rendin e ditës të seancës së 12 dhe 13 nëntorit, ai nuk u hodh në votim për shkak të mungesës së kuorumit. U.D U.D Shqiptarja.com TAG: gjykata speciale ne hage hashim thaci Glauk Konjufca Kuvendi i kosoves vlora citaku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

14 Nëntor, 14:59

Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.9% Të gabuar 28% Nuk e di 9.1% Vota total: 2692 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?