Lajme Zone

“Kosova e RMV e tregtojnë naftën 30-40% më lirë!”, Bozdo: Bordi i Transparencës vetëm vëzhgon rritjen e çmimeve

Deputeti i PD Enno Bozdo u ndal te çmimet e larta të karburanteve. Në fjalën e tij ai tha se qeveria fut në xhep dhjetarë milion euro dhe se nuk merr masa lehtësuese për shqiptarët.

Deputeti i PD Enno Bozdo u ndal te çmimet e larta të karburanteve. Në fjalën e tij ai tha se qeveria fut në xhep dhjetarë milion euro dhe se nuk merr masa lehtësuese për shqiptarët. Gjithashtu Bozdo u shpreh se duhet të ulen ose të zërohen taksat për karburantet. Ligji tha ai detyron rezerva naftë për 90 ditë . Më tej ai nënvizoi se Bordi i Transparencës vetëm vëzhgon rritjen e çmimeve, duke hedhur akuza se Bordi është vullnet politik i kryeministrit. “Në këtë pikë që jemi lutemi që kriza të mos theksohet me tej dhe të mos marrë një detyrim për lirimin e rezervave të naftës që në fakt duhet të jenë 90 ditë, por në fakt sot janë zero. Por sot jemi lakuriq dhe me duar lart përballë një krize energjetike kur të gjitha vende të tjera të rajoni dhe të BE i kanë këto mekanizma. Taksa e qarkullimit, shqiptarët e paguajnë dy herë, ose ndryshe taksa e karbonit, shqiptarët përballen me çmime shumë të shtrenjta. Nuk ka kuptim që Kosova dhe RMV ta tregojnë naftës 30-40 % më lirë se Shqipëria. Një tjetër mekanizëm që projektligji propozon është modeli i akcizës së lëvizshme”, tha ndër të tjera ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Enno Bozdo Kuvend nafta