Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëkohësisht kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kanë zhvilluar një takim, i cili vjen pasi 6 deputetë të LDK-së votuan kundër Bekim Sejdiut për President.
Pas përfundimit të takimit, Abidixhiku ndau për mediat detaje nga takimi, ku u shpreh se e ka njoftuar Kurtin për zhvillimet e fundit në partinë e tij. “Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë. Si e do rendi, kur kemi procese diskutuese duhet të njoftojmë zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake. Dhe, këtë e bëra. Atë që ka ndodhur dje, e njoftova Kurtin dhe ai më njoftoi për zhvillimet në kryesinë e VV-së dhe të Grupit Parlamentar”, tha Abdixhiku. Ndër të tjera, kreu i LDK-së, shtoi se aktualisht janë në një situatë që nuk i kanë numrat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. ‘’Për hapin e radhës duhet të pyesni ata që po duan ta çojnë Kosovën në një fazë të paqartë. Gjendja numerikë në Kuvend është kjo që është. Unë jam përpjekur të gjej një zgjidhje, por distancimi i partive të tjera po e çon Kosovën në zgjedhje të reja. Çdo parti është e mirëseardhur të ndihmojë në këtë situatë. Ne jemi në një situatë të pamundur numerike për të zgjedhur presidentin e ri”, u shpreh Abdixhiku. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

