Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Korrupsioni kërcënues për shoqërinë, studentët nuk ndalen”/ Mjeku, Renato Osmenaj: Rama ka zegjinezuar një sistem të tërë, si mund të qëndrojnë në Parlament…


Mjeku Renato Osmenaj ka kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe situatën politike në vend, duke komentuar protestën e studentëve dhe ndikimin e korrupsionit në shoqëri.

Mjeku Renato Osmenaj ka kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe situatën politike në vend, duke komentuar protestën e studentëve dhe ndikimin e korrupsionit në shoqëri. I ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, Osmenaj u shpreh se, sipas tij, shoqëria është kthyer në një situatë ku qytetarët ndihen të kërcënuar, Mjeku vlerësoi qëndresën e studentëve, duke u shprehur se ata nuk po tërhiqen nga protesta, ndërsa paralajmëroi për atë që e cilësoi si rrezik të përhapjes së analfabetizmit. Osmenaj u ndal edhe te korrupsioni, duke argumentuar se kriminalizimi i shoqërisë përmes tij krijon pasiguri te mjekët dhe te qytetarët e ndershëm. “Jemi duke mbivlerësuar një të sëmurë psiqik . Ne të gjithë jemi bërë pengu i tij, ai del me maskën e Zegjines, Sara Miles, Toni Gogut…Ky ka zegjinezuar një sistem të tërë, edhe opozitën. Nuk e di se si rrinë këta në Parlament. Këta studentë janë si yje, nuk ndalojnë ata. Po futemi në analfabetizëm. Kriminalizimi i shoqërisë nëpërmjet korrupsionit i bën të ndjehen të kërcënuar mjekët dhe çdo individ të ndershëm. Këtu ministres i çojnë mesazhe falënderimi për diçka që ata se kanë bërë kurrë”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta Renato Osmenaj