Gledis Gjipali, ekspert i integrimit, progres raporti për Shqipërinë në emisionin “Minuta e Parë” në News24, analizoi progres-raportin për Shqipërinë. “Ky raport gjithmonë ka këndvështrime të ndryshme. Ka pjesë të zhvillimeve pozitive , por nuk shmang edhe ato pjesë ku nuk ka progres siç duhet. Ne jemi një vend pranë anëtarësimit, në kuptimin që qeveria shqiptare ka marrë angazhimin për të mbyllur negociatat, dhe raporti bën vlerësim. Duke pasur parasysh që janë hapur të gjithë kapitujt, pritej që të vlerësoheshin në të tërësi reformat”, tha ai. Gjatë intervistës vendos edhe theksin tek grup-kapitulli i parë, duke theksuar se Shqipëria në çështje të korrupsionit ka ende shumë punë për të bërë. Duhet parë edhe në këndvështrimin se a mjafton për vendin që të përmbushë detyrat pas një viti? Kur e shoh në këtë këndvështrim nuk mjafton sepse Shqipëria ka shumë punë për të bërë te grup-kapitulli i parë që përfshin luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivele shumë të larta. Dhe ndalet dhe në specifika që kanë të bëjnë me mbështetje që i jepet strukturave apo presioni dhe këto të japin një vlerësim që Shqipëria ka shumë për të bërë në këtë fushë. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi bërë progres sepse raporti flet për progres. Fushat që kanë nevojë të bëhet shumë më tepër, dhe raporti është i qartë që duhet patjetër të ketë shpejtësi ndryshe të procesit, njihen problematikat e parlamentit, roli i tij mbikëqyrës i dobët, debati i fortë politik ka penguar të ushtrojë punën sic duhet, po ashtu edhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është një dobësi tjetër që përmendet, presioni politik ndaj gjyqësorit është përmendur te pjesa e dobësive edhe çështja e mediat. Këto janë shqetësime që vazhdojnë të qëndrojnë dhe raporti i përmend që ka pak progres në këto fusha. Është e vështirë të vësh emra të përveçëm sepse vetë raporti synon të adresojë në mënyrë strukturore problematikat. Por gishti vendoset sigurisht, mazhoranca është përgjegjësja kryesore, dhe opozita ka një pjesë të fajit. Por mazhoranca është fuqia kryesore që mban përgjegjësinë e procesit dhe aty duhet kërkuar përgjigjet, rolin kryesor e ka mazhoranca”, thotë ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: gledis gjipali korrupsioni presioni politik raporti i BE
