Është hapur për qarkullimin një segment i autostradës Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII. Bëhet fjalë për 7.5 kilometra, nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri në Mirakë. Ka dy korsi në secilin drejtim dhe lëvizet me shpejtësi deri në 90 km/orë. LEXO EDHE:Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, ARRSH sqaron hyrje-daljen në Papër: Nyja lidhëse është pjesë e projektit, por do të ndërtohet më vonë Por rrugës së re nuk po i gëzohen banorët e zonave Polis dhe Valë në Librazhd, të cilët protestuan këtë të hënë. “Këta s’kanë lënë një xhep, s’kemi nga të zbresim. S’do të vijnë të gjithë me makina, ka edhe furgon, autobusë. S’kalon as furgoni, as autobusi.” “Vijmë nga Librazhdi ne, duhet të ikim në Xibrakë. 3.7 kilometra për të shkruar, 3.7 kilometra për të ardhur, ne shkojmë përditë, çojmë fëmijët në shkollë”, shprehen disa qytetarë. Aktualisht, hyrje-dalja më e afërt është në Xibrakë, ndërsa banorët kërkojnë një lidhje pranë urës së Mirakës. Sipas tyre, përdorimi i hyrjes së Xibrakës e shton distancen me 6 km. “Mund të bëhej shumë thjesht ai rrotullimi atje, mund të bëhej këtu ku i shërben gjithë zonave.” “Ndërsa nga krahu tjetër që vijmë nga Librazhdi në Xibrakë, i bie të bëjmë 7 kilometra çdo ditë. Jemi 15 famije këtu në krahun tjetër që na mbllën pardje, s’na kanë dhënë asnjë zgjidhje. Kam njerëz të sëmurë që i çoj për dializë, s’kam asnjë zgjidhje”, thanë banorët. Në një letër-këmbim me ARRSH-në, banorëve u është thënë se do të gjendet zgjidhje teknike, pasi ndërtimi i hyrje-daljes është i pamundur tashme që projekti ka përfunduar. Punimet po vijojnë në lotet e tjera dhe gjithë projekti për zgjerimin e rruges Elbasan-Qafë Thanë, me vlerë 215 milionë euro pritet të përfjnë në dhjetor të 2027-ës. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: proteste Elbasan-Qafë Thanë Elbasan korridori i tete Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.3% Jo 46.1% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 1335 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
