Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në hyrje të Korçës, në afërsi të fshatit Çiflig, ku një punonjës policie i qarkullimit, pas lënies së shërbimit, ka goditur me mjetin e tij një biçikletë, ku për pasojë mësohet se ka ndërruar jetë një shtetas. Viktima, drejtuesi i biçikletës mësohet të jetë rreth 60 vjeç. Ndërsa, punonjësi i policisë ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, ku ndodhet në reanimacion. Nga ana e Policisë dhe grupit hetimor po kryhen veprimet përkatëse për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. LEXO EDHE:Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje? Njoftimi i Policisë: Korçë/Informacion paraprak-Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi R. A. ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. M., po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Korce aksidentet rrugore aksident me vdekje Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.5% Jo 20.8% Nuk e di 7.7% Vota total: 649 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
