Lajme Zone
Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje
KulturëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

Mbi 200 artistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut sollën në Korçë  traditat  muzikore të vendeve të tyre.

Mbi 200 artistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut sollën në Korçë traditat muzikore të vendeve të tyre.

Edicioni I dytë I festivalit ndërkombëtar të bandave synon të promovojë Korçën si një destinacion të rëndësishmë të turizmit kulturor.

Banda e Forcave të Armatosura interpretoi në qytetin ku u hodhën themelet e orkestrës së parë të shtetit shqiptar. Orkestra e Kotorrit, një nga më të vjetrat në Ballkan e cila mori pjesë për herë të parë solli një repertor me marshime, muzikë klasike dhe kolona zanore filmash.

“Këtë vit ne festojmë 184 vjetorin. Kjo është hera jonë e parë në Shqipëri. Jemi të kënaqur.”

Ndersa artistet nga Italia vleresuan mikepritjen e qytetit.

” Përgëzime të gjithë qytetit sepse është vërtet një mikpritje fantastike. Jeni të mrekullueshëm! Faleminderit pafund për mikpritjen.”

Paradat e orkestrave dhe muzika e zgjedhur kanë sjellë një atmosferë tē veçantë në Korçë duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet