Punonjësi i një lokali në Koplik ka rënë në prangat e policisë, ndërkohë në kërkim është shpallur administratori. Lokali ishte përshtatur për lojëra fati dhe shitje të lëndëve narkotike. LEXO edhe...Eduard Zaloshnja: A u rrit turizmi këtë sezon në Shkodër dhe Pogradec? Si provë materiale u sekuestruan 6 makineta për lojëra fati, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse për lëndët narkotike. “Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “MULTIGAMES”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kryen kontroll në një lokal në qytetin e Koplikut, ku gjetën 6 makineta elektronike për lojëra fati, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe grirëse për lëndët narkotike. Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 47 vjeç, punonjës i lokalit, dhe u shpall në kërkim shtetasi E. C., 51 vjeç, të dy banues në Koplik, administratori i lokalit. Punohet për kapjen e tij”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Shkoder lojera fati droge Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.7% Të gabuar 89.5% Nuk e di 4.7% Vota total: 2936 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
