Lajme Zone
Kontrolle nga policia në trafik, ndalohen dhjetë shoferë për "drejtim të pakujdesshëm të automjetit"
BotëTelegrafi

Kontrolle nga policia në trafik, ndalohen dhjetë shoferë për "drejtim të pakujdesshëm të automjetit"

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme të vendit, nëpunës policorë privuan nga liria 10 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme të vendit, nëpunës policorë privuan nga liria 10 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal.Prej tyre, nëntë kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: A.I.(29) dhe H.Z.(18), të dy nga Shkupi, M.I.(21) dhe Sh.A.(35) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, R.S.(30) dhe S.M.(19) nga Tetova, A.F.(25) nga fsh. Vrapçisht, rrethina e Gostivarit, L.M.(48) nga Gostivari dhe N.T.(49) nga fsh. Pregllovë, Komuna e Plasnicës. Ndërsa, me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit motorik, ka vozitur A.V.(33) nga Prilepi. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse."U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit dhe të mos drejtojnë automjet nën ndikimin e alkoolit, si dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për komunikacion më të sigurt", thonë nga MPB.