Lajme Zone
Kontrolle në burgjet e Peqinit dhe Fierit, kapen celularë
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kontrolle në burgjet e Peqinit dhe Fierit, kapen celularë

Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në IEVP Peqin është gjetur një aparat celular në sendet personale të të burgosurit F. Ç. Pas veprimeve të para procedurale, ai është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, sipas nenit 324/a/2 të Kodit Penal.

Në të njëjtin institucion janë proceduar në gjendje të lirë të burgosurit M. H., L. Gj., I. L. dhe F. A., të dyshuar për “Moskallëzimin e krimit”. Në procedim janë përfshirë edhe punonjësit e policisë së IEVP Peqin, Sh. K. dhe E. J., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërkohë, në IEVP Fier, gjatë kontrollit në dhomën e të burgosurit R. K., është gjetur një tjetër aparat celular. R. K. është proceduar në gjendje të lirë për mbajtjen e sendeve të ndaluara, ndërsa i burgosuri E. B. është proceduar për “Moskallëzimin e krimit”.

Materialet procedurale për rastet e konstatuara në Peqin dhe Fier do t’u dërgohen për veprime të mëtejshme Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan dhe Fier. Kontrollet vijnë në kuadër të verifikimeve të kryera në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, ndërsa përgjegjësitë për personat e proceduar do të përcaktohen gjatë vijimit të procedimeve përkatëse.