Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kontributet e sigurimeve shoqërore do të njihen edhe nga Sllovenia! Propozim për ndryshime në sistemin financiar, synohet ulja e kostove të transaksioneve


Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri me dije pas mbledhjes së qeverisë se po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera. Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se janë propozuar ndryshime për 3 ligje të sistemit financiar që synojnë modernizimin dhe përafrimin me legjislacionin e BE.

Vitet e kontributeve të sigurimeve shoqërore do të njihen edhe nga Sllovenia, sipas një marrëveshjeje të re. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri me dije pas mbledhjes së qeverisë se po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera. “Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kaloi një projektvendim për sigurimet shoqërore me Slloveninë, e çon numrin e marrëveshjeve të nënshkruara në 17. Janë 4 marrëveshje të tjera duke u negociuar. Kjo është thelbësore në mbrojtjen e të drejtave të punës dhe pagesave që çdo individ mund të marrë si pagesë për kryerjen e disa viteve të punës në Shqipëri dhe në në vend tjetër”, tha Ibrahimaj. Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se janë propozuar ndryshime për 3 ligje të sistemit financiar që synojnë modernizimin dhe përafrimin me legjislacionin e BE. Ndryshimet janë në dobi të qytetarëve duke ulur kostot për transaksionet financiare dhe mbrojtur konsumatorët. LEXO EDHE:Kompensimi 10% i TVSH-së, fermerët pritet të përfitojnë 13.8 mln euro për shitjet gjatë 6 muajve të parë të vitit! Malaj bën thirrje për aplikim (VIDEO) “Kemi propozuar ndryshime për ligjin e sistemit të pagesave, shërbimit të pagesave dhe ndryshime për bankat. Këto ligje kanë si qëllim modernizimin e sistemit aktual dhe janë në funksion të përafrimit të kuadrit ligjor me BE. Këto ndryshime i shërbejnë edhe kuadrit të negociatave që lidhet me lëvizjen e lirë të kapitalit. Ndryshimet e propozuara sjellin benefite për qytetarët, reduktim të kostove në transaksionet financiare, mbrojtje të konsumatorëve, nxit konkurrencën dhe efikasitetin”, tha Malaj. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Delina Ibrahimaj Petrit Malaj Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 86.1% Nuk e di 3.3% Vota total: 2317 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?