Lajme Zone
“Kontratë me 800 mijë shqiptarë”, i riu i përgjigjet publikisht Ramës
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Kontratë me 800 mijë shqiptarë”, i riu i përgjigjet publikisht Ramës

Një i ri ka zgjedhur t’i drejtohet publikisht kryeministrit Edi Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku kundërshton deklaratat e tij të përsëritura lidhur me "kontratën me 800 mijë shqiptarë".

Një i ri ka zgjedhur t’i drejtohet publikisht kryeministrit Edi Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku kundërshton deklaratat e tij të përsëritura lidhur me "kontratën me 800 mijë shqiptarë".

Në video, Ardesian Binjakaj kundërshton idenë se një kryeministër ka detyrime vetëm ndaj qytetarëve që e kanë votuar, duke theksuar se mandati i fituar në zgjedhje e bën atë kryeministër të të gjithë shqiptarëve.

"Zoti kryeministër, 800 mijë vota ju bënë kryeministër të Shqipërisë, jo vetëm të votuesve tuaj. Vota është mekanizmi me të cilin ju zgjidheni, jo vetëm lista e njerëzve të cilëve keni detyrim t'u shërbeni. Taksat në Shqipëri nuk mblidhen sipas fletës së votimit. Nëna e një opozitari pret në të njëjtën radhë në spital si nëna e një socialisti. Shteti nuk i ndan qytetarët sipas bindjeve politike, sepse një kryeministër që përfaqëson vetëm votuesit e vet, nuk është një kryeministër, është thjesht një kryetar partie me buxhetin e një shteti", shprehet ai ndër të tjera.

Edhe në përshkrimin e videos, i riu vijon të njëjtin mesazh, duke theksuar se demokracia nuk matet vetëm në ditën e zgjedhjeve.

"Demokracia nuk matet vetëm ditën e votimit. Ajo provohet çdo ditë, në mënyrën se si ushtrohet pushteti. Vota të jep mandatin për të qeverisur, por përgjegjësinë për t'u shërbyer të gjithëve. Sepse shteti nuk ka qytetarë të dorës së parë dhe të dorës së dytë. Pushteti është i përkohshëm. Përfaqësimi është detyrim."

Videoja vjen si reagim ndaj deklaratave të përsëritura të kryeministrit Rama, i cili, duke komentuar protestat kundër qeverisë, ka deklaruar se nuk ka "kontratë" me protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij, por me rreth 800 mijë shqiptarët që i kanë dhënë votën në zgjedhje.

Në një prej reagimeve të tij, Rama është shprehur se nuk ka ndërmend të prishë "kontratën me 800 mijë shqiptarë", duke theksuar se mandati i tij buron nga vota e atyre që e kanë zgjedhur dhe se protestuesit janë të lirë të kërkojnë dorëheqjen e tij deri në vitin 2029.

I riu sfidon narrativën e përsëritur të Edi Ramës për "kontratën me 800 mijë shqiptarë", duke vënë në pikëpyetje një qasje që, sipas tij, përjashton pjesën tjetër të qytetarëve. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)