Ministri argumentoi gjithashtu se hapja e një konsullate nuk lidhet vetëm me numrin e qytetarëve që jetojnë në një zonë, por edhe me interesa ekonomike, kulturore, turistike dhe strategjike. Për këtë arsye, ai hodhi poshtë krahasimet mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe komunitetit serb në qarkun e Shkodrës. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka folur për vendimin e hapjes së një konsullate serbe në Shkodër, duke argumentuar se një përfaqësi diplomatike nuk përbën asnjë rrezik për sovranitetin apo integritetin territorial të Shqipërisë.
Hoxha u shpreh se funksionimi i çdo konsullate në territorin shqiptar rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe legjislacioni shqiptar. Sipas tij, një konsullatë nuk i jep shtetit që e hap asnjë kompetencë mbi territorin, qytetin apo popullsinë ku ajo vendoset.
“Hapja e një konsullate, nuk i jep shtetit dërgues asnjë lloj pushteti apo, akoma më pak, ndonjë lloj sovraniteti mbi qytetin, territorin apo popullsinë ku ajo vendoset. Vendndodhja, klasa, juridiksioni dhe funksionimi i çdo pranie diplomatike që vepron në territorin e Republikës së Shqipërisë bëhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar por edhe me ligjet dhe rregullat shqiptare”, u shpreh ministri në një intervistë për Top Channel.
Duke iu përgjigjur debatit për marrëveshjen mes Tiranës dhe Beogradit, ministri theksoi se synimi i Shqipërisë për të pasur një përfaqësi në Bujanoc është pjesë e politikës së jashtme prej vitesh dhe nuk ndryshon në asnjë mënyrë qëndrimin e vendit ndaj Kosovës.
“Angazhimi diplomatik me Serbinë nuk nënkupton në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë pandjeshmëri ndaj Kosovës, aq më pak relativizim të politikës së Beogradit ndaj saj. Qëndrimi i Shqipërisë për pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial, mëvetësinë dhe zhvillimin si dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe mbështetjen e pakursyer të shtetit shqiptar, ka qenë dhe mbetet i qartë, i qëndrueshëm dhe i pandryshueshëm”, deklaroi Hoxha.
Sipas tij, diskutimi duhet të fokusohet tek përfitimet që Shqipëria do të ketë nga një konsullatë në Luginën e Preshevës, pasi kjo do ta afrojë shtetin me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve.
“Kushdo që pretendon se Shqipëria duhet ta hapë Konsullatën e saj në Serbi, por pa pranuar që Serbia të ketë të njëjtën mundësi në Shqipëri, nuk propozon një zgjidhje reale dhe flet në hava. Një qasje e tillë mund të tingëllojë patriotike në rrjetet sociale, por nuk prodhon asnjë rezultat konkret për shqiptarët e Luginës. Në rastin më të mirë, ajo dëshmon një mosnjohje të thellë të mënyrës se si funksionojnë diplomacia dhe marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Në rastin më të keq, ajo është një përpjekje e vetëdijshme për të penguar një objektiv që i shërben drejtpërdrejt interesit kombëtar”, shtoi ai.
Ministri argumentoi gjithashtu se hapja e një konsullate nuk lidhet vetëm me numrin e qytetarëve që jetojnë në një zonë, por edhe me interesa ekonomike, kulturore, turistike dhe strategjike. Për këtë arsye, ai hodhi poshtë krahasimet mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe komunitetit serb në qarkun e Shkodrës.
“Unë kam detyrimin të mbroj interesat e Shqipërisë. Serbia, ashtu si çdo shtet tjetër, bën të njëjtën gjë për interesat e saj. Ajo nuk përcakton interesat tona, as ne nuk përcaktojmë të sajat. Ne nuk po vendosim kurrfarë shenje barazimi ndërmjet shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe qytetarëve shqiptarë me kombësi serbe që jetojnë në qarkun e Shkodrës. Përkundrazi, vetë disproporcioni numerik tregon qartë se nga anon interesi praktik dhe i vërtetë”, theksoi Hoxha.
Në fund, ministri nënvizoi se reciprociteti mbetet një nga parimet bazë të diplomacisë, por sqaroi se ai nuk duhet interpretuar si barazi automatike në çdo rast.konsullata serbe në shkodër Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Ina Zhupa denoncon Bashkinë e Sarandës për ujësjellësin: U shpenzuan 400 mijë euro, banorët pa ujë prej tre muajsh 2 Gusht 2026, 12:0612:06Politike Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA-në 1 Gusht 2026, 22:1622:16Politike “Fle pesë orë në ditë”, Rama intervistë për Tik-Toker i njohur: Gjëja më e vështirë si Kryeministër, të mos çmendesh 1 Gusht 2026, 22:0022:00Politike Presidenti Begaj vizitë në Plavë dhe Guci: Ruajtja e trashëgimisë kombëtare është përgjegjësi e të gjithëve 1 Gusht 2026, 16:4916:49Politike Salianji denoncon skandalin: Ministria e Mbrojtjes shpall fituese kompaninë me ofertë 2,7 mln euro më të lartë, avionë s'ka! 1 Gusht 2026, 15:4315:43Politike "Ky vendim nuk kalon lehtë", Marjana Koçeku paralajmëron protestë kundër konsullatës serbe në Shkodër 1 Gusht 2026, 14:1614:16Politike

