Lajme Zone
Konstituohet Komisioni i Apelimit/ Adriana Kalaja zgjidhet unanimisht në krye të “Gjykatës së Partisë Demokratike”
PolitikëBalkanWeb

Konstituohet Komisioni i Apelimit/ Adriana Kalaja zgjidhet unanimisht në krye të “Gjykatës së Partisë Demokratike”

Pak ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u konstituua Adriana Kalaja rizgjidhet në krye të Komisionit të Apelimit të PD-së me 5 anëtarë, ky institucion ka zhvilluar sot mbledhjen e parë.

Pak ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u konstituua Adriana Kalaja rizgjidhet në krye të Komisionit të Apelimit të PD-së me 5 anëtarë, ky institucion ka zhvilluar sot mbledhjen e parë. Gjatë kësaj mbledhjeje, me votat unanime të të gjithë anëtarëve, Adriana Kalaja është rizgjedhur në krye të Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, i njohur ndryshe si “Gjykata e Partisë Demokratike”.

Komisioni i Apelimit është organi përgjegjës për shqyrtimin e çështjeve të brendshme të partisë, përfshirë ankimimet dhe interpretimin e dispozitave të statutit të PD-së. Rizgjedhja e Kalasë në këtë post vjen pas riorganizimit të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike dhe ngritjes së organeve të reja të brendshme të saj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb