Lajme Zone
Konstituimi i Kuvendit në Kosovë në ngërç! Kurti s’arrin marrëveshje: Shtyjmë seancën që të shmangim zgjedhjet! VIDEO kur deputetja e godet me vezë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Konstituimi i Kuvendit në Kosovë në ngërç! Kurti s’arrin marrëveshje: Shtyjmë seancën që të shmangim zgjedhjet! VIDEO kur deputetja e godet me vezë

KOSOVË- Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u shty sërish, ndonëse tashmë ka kaluar afati 30 ditor i përcaktuar nga Kushtetuesja. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkoi sërish kohë për bisedime me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit. “Marrëveshje politike nuk kemi ende prandaj për të evituar zgjedhjet e reja ju lus për kohë shtesë”, tha Kurti. LEXO edhe...'Pa marrëveshje pë

KOSOVË- Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u shty sërish, ndonëse tashmë ka kaluar afati 30 ditor i përcaktuar nga Kushtetuesja. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkoi sërish kohë për bisedime me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit. “Marrëveshje politike nuk kemi ende prandaj për të evituar zgjedhjet e reja ju lus për kohë shtesë”, tha Kurti. LEXO edhe...'Pa marrëveshje për presidentin do të shkonim në zgjedhje', Kurti tregon pse nuk propozoi kandidat për kryetar Kuvendi Por ky moment irritoi opozitën. Deputetja dhe nënkryetarja e Aleancës, Time Kadrijaj qëlloi me vezë në drejtim të Albin Kurtit. Kryesuesi i seancës Avni Dehari vendosi ndërprerjen e seancës. Lajmi në përditësim... Ora 13:14 U qëllua me vezë në Kuvend, Kurti: Nëse ky është çmimi që opozita të ulet në tryezë për marrëveshje, e paguaj Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti komentin tensionet në Kuvend, ku ru qëllua me vezë nga deputetja opozitare Time Kadrijaj. Kurti tha se nëse sulmi me vezë është çmimi që opozita të ulet në tryezë, atëherë ai e pranon.“Vazhdimi i seancës përcaktohet nga kryesuesi i seancës e cila ka filluar, por përfn atëherë kur të zgjidhet kryetari dhe 5 nënkryetarët. Edhe nëse bëhen aksione të tilla kundër meje, unë nuk jam këtu për veten time, jam për Kosovën, kërkojnë të ulemi bashkë dhe për Kosovën të bëjmë marrëveshje. Nëse gjuajta me vezë dhe goditja e pantallonave të kryeministrit, është çmimi që unë duhet të paguajë në mënyrë që ata të ulen e të bisedojmë, jam i lumtur ta paguaj. Vetëm të vijnë në takim. Unë nuk ankohem që ata hedhin vezë, unë ankohem që ata s’duan të takohen”, tha Kurti. Share Ora 13:12 'Pa marrëveshje për presidentin do të shkonim në zgjedhje', Kurti tregon pse nuk propozoi kandidat për kryetar Kuvendi Pas ndërprerjes së seancës konstituive, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shpjegoi pse Lëvizja Vetëvendosje nuk paraqiti një kandidat për kryetar të Kuvendit.“Nuk propozuam emër, sepse çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja, të përsëritura, të parakohshme, të panevojshme dhe të dëmshme”, tha Kurti.Ai u shpreh se ende beson te arritja e një marrëveshjeje politike dhe se kontaktet me liderët e partive duhet të vazhdojnë.“Vetëm nga lartësia e një marrëveshje politike dhe nga gjerësia e një marrëveshje mes meje me liderët e partive të tjera, të konsituojmë Kuvendin, formojmë qeverinë dhe ta zgjedhim presidentin apo presidenten e re. S’ka kuptim të mos bëjmë marrëveshje. S’ka kuptim të mos bashkëbisedojmë. Në këto orët e fundit, unë kam pasur takim, kam shkruar letra që ftojnë për takim, e që japin përgjigje, kam shkruar mesazhe telefonike për t’u takuar me liderë të partive politike dhe s’duhet t’i shpallim përpjekjet e dështuara apo të përfunduara. Duhet të vazhdojmë të përpiqemi”, shtoi ai. Share Ora 13:09 'Kurti ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit', Hoxhaj: Seanca e sotme ishte seancë turpi Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në mënyrë që të përfjë procesi i konstituimit, edhe pse e cilësoi seancën e sotme si antikushtetuese.“E ftojmë Kurtin që ta propozojë kandidatin e tij për kryeparlamentar, të konstituohet Kuvendi”, tha Hoxhaj.Ai theksoi se konstituimi i Kuvendit nuk lidhet me krijimin e qeverisë apo zgjedhjen e presidentit.Hoxhaj e quajti seancën e sotme “seancë turpi”, ndërsa akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për “uzurpim” të pushtetit dhe “suspendim të të gjitha institucioneve demokratike”.Sipas tij, e gjithë situata është krijuar me qëllim që vendi të shkojë sërish në zgjedhje. Share Ora 12:24 Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK-së gjuan me vezë drejt Kurtit, ndërpritet seanca (VIDEO) Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre pas tensioneve të krijuara në sallë, ku deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, tentoi të godiste me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.Pak më parë, Kurti kishte kërkuar më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike.“Prandaj, që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, ju lus për kohë shtesë”, tha Kurti.Menjëherë pas fjalës së tij, Kadriaj u afrua dhe nisi të gjuante me vezë në drejtim të Kurtit. Pas incidentit, deputetë nga grupe të ndryshme parlamentare u ngritën në këmbë dhe pati shtyrje fizike në sallë.Për shkak të tensioneve, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi të ndërpresë punimet e Kuvendit. Share Ora 12:18 Me një orë vonesë nis seanca për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, 109 deputetë në sallë Me rreth një orë vonesë ka nisur sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre më 6 gusht. Në sallën plenare janë të pranishëm 109 deputetë.Në rendin e ditës janë vetëm dy pika: zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve. Share Ora 11:29 Kuvendi i Kosovës do mblidhet për konstituimin, Besnik Tahiri: Qëllimi i LVV-së është të blejë kohë (VIDEO) Besnik Tahiri, deputet i zgjedhur i Aleancës, tha se qëllimi i LVV-së është të blejë kohë."Qëllimi është të bëhet një akt jokushtetues. Opozita ta çojë në Kushtetuese, që të mund të blihet kohë, të rritet presioni për një marrëveshje politike", tha ai.Sipas tij, tha se tani po bëhet lojë për "kush-kujt po ia lë fajin". Share Ora 11:27 Kosovë/ Hoxhaj i PDK-së: Nuk do ta bojkotojmë punën e Kuvendit, seanca është jokushtetuese Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se partia e tij nuk i thotë jo parlamentarizmit dhe nuk do ta bojkotojë punën e Kuvendit.“Në seancë do ta themi qëndrimin tonë. Është seancë antikushtetuese, antidemorkatike që shkel çdo parim të procedurave se si duhet të konstituohet Kuvendi”, tha ai.Sipas tij, kreu i LVV-së, Albin Kurti, “po përmbys rendin kushtetues” pas çdo cikli zgjedhor, në përpjekje për ta nënshtruar opozitën.“Është situatë anarkike, jashtë rendit kushtetues”, tha Hoxhaj para nisjes së seancës. Share Ora 11:26 'Dehari më ka ftuar', Kurti konfirmon pjesëmarrjen në seancën për konstituimin e Kuvendit (VIDEO) Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, konfirmoi se do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.Para hyrjes në Kuvend, Kurti nuk komentoi zhvillimet e fundit politike, por u kufizua duke thënë se po i përgjigjet ftesës së kryesuesit të seancës, Avni Dehari.“Kryesuesi i seancës konstitutive, deputeti më i moshuar Avni Dehari, e ka ftuar për sot vazhdimin e seancës dhe unë kësaj po i përgjigjem”, deklaroi Kurti para gazetarëve. Share Ora 11:22 'Nuk na duhen zgjedhje', Haxhiu: Kush mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi para vazhdimit të seancës konstituive se nuk pajtohet me interpretimet se ka përfunduar afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit.Ajo tha se edhe vitin e kaluar Kuvendi nuk ishte konstituuar brenda 30 ditëve dhe se deputetëve duhet t’u jepet mundësia të bëjnë përpjekje maksimale për ta konstituuar atë.Haxhiu hodhi poshtë mundësinë e zgjedhjeve të reja, duke thënë se qytetarët nuk kanë votuar për një proces të tillë.“Në rrethanat aktuale, ju e dini që në momentin që të konstituohet Kuvendi, vlen afati pastaj për zgjedhjen e presidentit prej 60 ditëve. Duket që ka një përpjekje, që unë s’po e kuptoj, që vendi të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme, por e kanë gabim. Kushdo që përpiqet që përmes veprimeve të tilla ta çojë vendin në zgjedhje, mendoj që ka shumë gabim, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës na kanë votuar për të kontribuuar për marrëveshje... Nuk na duhen zgjedhjet”, tha Haxhiu.Ajo u bëri thirrje partive politike të marrin pjesë në seancë dhe të negociojnë për një marrëveshje, duke theksuar se Vetëvendosje ka ftuar vazhdimisht opozitën në takime.Lidhur me pretendimet se seanca është antikushtetuese, Haxhiu tha se kushdo që e kundërshton mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.“Kushdo që ka probleme me seancën e sotme, unë e ftoj që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese... Në qoftë se nuk pajtohen me thirrjen e kësaj seance, e kanë mundësinë që ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi ajo.Haxhiu tha gjithashtu se opozita nuk ka dorëzuar zyrtarisht 40 nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës, duke theksuar se vetëm njoftimi nuk mjafton dhe se nënshkrimet duhej të ishin protokolluar. Share Ora 11:17 'Kurti dhe Haxhiu ia dogjën Kosovës afatin kushtetues', Haradinaj: Vendi ka hyrë në një situatë të rrezikshme (VIDEO) Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi para seancës konstituive të Kuvendit se Kosova ka hyrë në një situatë të re kushtetuese, pasi sipas tij ka kaluar afati për konstituimin e institucioneve.Haradinaj akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, se e shtynë qëllimisht seancën deri në ditën e fundit.“Tash, ndoshta ky debat ka vlejtur dje, hyrja në seancë, mirëpo meqë sot afati kushtetues ka kaluar, më nuk ka rëndësi ose nuk ka efekt. Ajo që është më e keqja është se Kurti, Albulena e të tjerë, qëllimshëm ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues me zgjedhë seancën... Të gjitha të tjerat janë interpretime rrethanore”, deklaroi Haradinaj.Ai tha se situata nuk është më vetëm një përplasje mes pozitës dhe opozitës, por prek vetë rendin kushtetues të vendit.“Jemi në një situatë ku qëllimshëm Kurti, Albulena e shumë të tjerë me ta, ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues me zgjedhë seancën. Si do të dalim nga kjo është një çështje që duhet ta marrim me kujdes, se pasojat nuk janë vetëm për pozitën apo për opozitën, por janë për themelet, rendin tonë kushtetues, të shtetit tonë”, u shpreh ai.Haradinaj tha se deputetët e Aleancës do të marrin pjesë në diskutimet në Kuvend, por theksoi se çdo hap i mëtejshëm duhet trajtuar me kujdes për shkak të situatës së krijuar.Lidhur me mundësinë e protestave, ai tha se protesta është një e drejtë demokratike, por fillimisht duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për të ruajtur rendin kushtetues.“Dalja në rrugë është e drejtë edhe është mënyrë çdo herë, por ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë si të ruhet rendi kushtetues... Duke qenë kështu po mbesin shumë pak opsione, ose po arrijmë aty ku ndoshta edhe qëllimi ka qenë që të na dërgojnë në zgjedhje prapë”, përfi Haradinaj. Share SI.E./ReportTv.al LDK PDK Vetëvendosje Albin Kurti Kuvendi i kosoves kosove kriza politike ne kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.1% Jo 61.2% Nuk e di 4.7% Vota total: 3206 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?