Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se forcat amerikane mund të ndërmarrin së shpejti një sulm ndaj një objekti të fortifikuar bërthamor në Iran, të cilit autoritetet amerikane i referohen me emrin e koduar “Axina Mountain”. Deklarata është bërë nga Trump gjatë një prononcimi për gazetarët, teksa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të jenë të larta.
Sipas informacionit të publikuar, “Axina Mountain” është emri i koduar për një strukturë të fortifikuar bërthamore iraniane, e vendosur pranë kompleksit bërthamor të Natanzit. Objekti përfshin dy komplekse tunelesh të ndërtuara thellë nën tokë. Trump ka lënë të hapur mundësinë e një goditjeje amerikane ndaj këtij objekti në një afat shumë të afërt, duke e cilësuar ndërkohë konfliktin me Iranin si diçka që, sipas tij, është e lehtë për t’u përballuar nga Shtetet e Bashkuara. Top Channel

