Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Agia Galini të Kretës, në Greqi, ku një 58-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë pasi është goditur me thikë nga një 17-vjeçar grek.
Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në banesën e 58-vjeçarit, i cili prej shumë vitesh jeton dhe punon në këtë zonë së bashku me familjen e tij.
Nga të dhënat paraprake të publikuara nga mediat greke, dyshohet se pas një konflikti mes tyre, i mituri e ka goditur dy herë me thikë në zonën e barkut 58-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Deri në këto momente, nuk dihen ende arsyet që çuan në këtë përplasje të dhunshme. Gjendja shëndetësore e shqiptarit është përshkruar si tepër e rëndë, për shkak të humbjes së madhe të gjakut. Pas ngjarjes, ai është dërguar fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Moires, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, për t’u transportuar më pas me ambulancë drejt Spitalit të Përgjithshëm Universitar të Heraklionit, ku do të merrte trajtim të mëtejshëm. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet

