Lajme Zone
Konflikti për motive pronësie degradon në dhunë fizike mes dy familjeve në Pukë/ Një person shoqërohet nga policia, dy të tjerë në spital
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Konflikti për motive pronësie degradon në dhunë fizike mes dy familjeve në Pukë/ Një person shoqërohet nga policia, dy të tjerë në spital

Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar në fshatin Dedaj të Pukës, ku anëtarët e tyre janë dhunuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke pësuar dëmtime të lehta.

Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar në fshatin Dedaj të Pukës, ku anëtarët e tyre janë dhunuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke pësuar dëmtime të lehta. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, pas konfliktit, dy persona janë paraqitur në Spitalin e Pukës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa më pas policia ka ndërhyrë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Mësohet se në komisariat është shoqëruar eshte nje pjestar i familjes, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes familjeve Shkreli dhe Istrefi dyshohet se është i mbartur prej vitesh dhe lidhet me mosmarrëveshje për motive pronësie. Top Channel