Personi që shihni në foto është Ylber Luli, 24-vjeçari i cili mbeti i vrarë në një konflikt me armë në Shkodër.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku dyshohet se 25-vjeçari Andri Vulaj ka qëlluar me armë zjarri ndaj Lulit dhe babait të tij 63-vjeçar.
Në përleshje, babë e bir dyshohet se kanë plagosur me thikë 25-vjeçarin Vulaj. Të tre personat mbetën të plagosur, ndërsa 24-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 25-vjeçarit. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.
Ylber Luli ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në Shkodër, ku punonte si udhërrëfyes turistik, duke shoqëruar vizitorë dhe duke promovuar destinacionet turistike të qytetit dhe zonave përreth.
24-vjeçari, pas përfundimit të shkollës së mesme në profilin e kuzhinës, kishte emigruar në Skoci, ku ka qëndruar disa vite, për t’u rikthyer rreth një vit më parë, ku edhe është angazhuar si guidë turistike./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Shkodërylber luli

