Lajme Zone
Konflikti në Lindjen e Mesme, Teherani kërcënon SHBA-në: Lufta jonë mund të arrijë në Manhattan e Wall Street! Trump: Do e godasim shumë fort Iranin, por pa armë bërthamore
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Konflikti në Lindjen e Mesme, Teherani kërcënon SHBA-në: Lufta jonë mund të arrijë në Manhattan e Wall Street! Trump: Do e godasim shumë fort Iranin, por pa armë bërthamore

Nëse konflikti me SHBA përshkallëzohet, Irani mund të kalojë nga lufta tradicionale në “luftë asimetrike” me objektivat që mund të jenë Uall Street Manhattan apo vende të tjera. “Lufta asimetrike do të thotë luftë në Wall Street, në Manhattan dhe kudo tjetër, në çdo moment.” LEXO edhe...SHBA sulme të reja në Iran, Komanda Qendrore: Po godasim objektivat në Ngushticën e Hormuzit! Deklaratën e dha M

Nëse konflikti me SHBA përshkallëzohet, Irani mund të kalojë nga lufta tradicionale në “luftë asimetrike” me objektivat që mund të jenë Uall Street Manhattan apo vende të tjera. “Lufta asimetrike do të thotë luftë në Wall Street, në Manhattan dhe kudo tjetër, në çdo moment.” LEXO edhe...SHBA sulme të reja në Iran, Komanda Qendrore: Po godasim objektivat në Ngushticën e Hormuzit! Deklaratën e dha Mohammadreza Naqdi, këshilltar i komandantit të Gardës Revolucionare, që theksoi se irani deri tani ka zhvilluar një luftë konvencionale kundër Shteteve të Bashkuara dhe se ende nuk është angazhuar në një luftë asimetrike. “Prioriteti i Iranit nuk është as lufta dhe as negociatat, por vendosja e parandalimit. Nuk do të ishte në interesin e Shteteve të Bashkuara të përfshiheshin në një tjetër luftë të përmasave të mëdha”, shtoi ai. Sipas agjencisë Isna, Naqdi ka deklaruar se objektet luftarake iraniane të dëmtuara nga lufta ato janë rindërtuar në vende më të sigurta dhe tani janë funksionale, me teknologji më moderne dhe me ritme më të larta prodhimi”. Në anën tjetër Teherani zyrtar thotë se është i gatshëm të respektojë angazhimet që rrjedhin nga memorandum i mirëkuptimit të firmosur në qershor. Irani do të kundërpërgjigjet menjëherë nëse Shtetet e Bashkuara respektojnë angazhimet e marra në kuadër të marrëveshjes së përkohshme të nënshkruar në qershor tha presidenti iranian Masoud Pezeshkian gjatë samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Bishkek të Kirgistanit. Presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA-të do e godasin Iranin shumë fortë, por ai hodhi poshtë mundësinë e përdorimit të një arme bërthamore. “Ato janë plotësisht të mundura ushtarakisht, kështu që unë i mund ato. Por tani duhet të përdor një armë bërthamore sipër tyre? Çfarë pyetjeje idiote”, i tha Trump një gazetari. SHBA dhe Irani sulmuan njëri tjetrin të dielën në mbrëmje duke rikhtyer sulmet në lindjen e mesme pas javësh ndalese. Uashingtoni goditi postacione të minimit detar në ishullin larak ndërsa Irani u kundërpërgjigj duke sulmuar bazat amerikane në Jordani. Presidenti amerikan tha se do të përgjigjen ndaj tyre me goditje të forta, ndërsa sinjale për takime të mundshme në të ardhmen e afërt nuk janë dhënë nga palët. Ora 20:21 SHBA sulme të reja në Iran, Komanda Qendrore: Po godasim objektivat në Ngushticën e Hormuzit! SHBA ka kryer të tjera sulme në Iran. Axios, duke cituar një zyrtar amerikan raporton se Shtetet e Bashkuara po godasin objektiva iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit.Më pas, sulmet u konfirmuan edhe nga Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila shkruante "forcat amerikane filluan të godisnin objektivat e Korpusit të Gardës Revolucionare në Iran".Më tej Komanda Qendrore e SHBA-së thekson se sulmet vijnë pas përpjekjeve të fundit të Korpusit të Gardës Revolucionare për të synuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe personelin ushtarak amerikan në rajon". Share Ora 07:36 Trump: Nuk do të përdorim armë bërthamore në Iran, janë të shkatërruar Foto: Donald TrumpPresidenti amerikan Donald Trump përsëriti se e ka përjashtuar si mundësi përdorimin e armëve bërthamore në luftën kundër Iranit."E kam përjashtuar. Nuk ka asnjë arsye", tha presidenti për gazetarët në Zyrën Ovale ndërsa shtoi se iranianët se ata janë plotësisht të mundur ushtarakisht.“Unë i munda ata dhe duhet të përdor armë bërthamore”, theksoi Trump.Trump shtoi se Irani "është një komb i dështuar dhe udhëheqësit e tyre pjesa më e madhe kanë vdekur, marina e tyre është shkatërruar, forca e tyre ajrore është shkatërruar, sistemet e tyre të mbikëqyrjes janë pothuajse tërësisht të shkatërruara”.“Kjo nuk do të thotë që nuk do t'i godasim. Do të shohim çfarë do të ndodhë", tha Trump. Share Xh.K/R.Xh/ReportTv.al Masud Pezeshkian lufta në Iran SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.8% Drejtësia 66.6% Nuk e di 3.6% Vota total: 3187 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?