Zv/drejtori i Hetimit të Krimeve, drejtues Sejfulla Metko, ka dhënë detaje të reja nga vendi i ngjarjes në Korçë, ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko. Sipas Metkos, konflikti mes viktimës dhe autorit të dyshuar kishte nisur rreth orës 14:00, në një lagje pranë vendit ku ndodhi vrasja.
“Konflikti ka qenë mes dy personave, ku si rezultat ka agravuar me një viktimë. Kemi një person të dyshuar, forcat e policisë i janë vënë në ndjekje. Konflikti ka ndodhur rreth orës 14:00. Ka ndodhur në një lagje afër vendit të ngjarjes dhe më pas ka precipituar në afërsi të banesës së viktimës. Kemi pasur përdorim të armëve të zjarrit.” Sipas tij autori është parë për 15 minuta nga banorët e lagjes dhe ka shkuar në drejtim të varrezave.
“Autori për rreth 15 minuta është parë nga dëshmitarë okularë që ka shkuar në drejtim të varrezave. Viktima është vrarë me kallashnikov, gjithashtu viktima ka pasur në dorë një armë të ftohtë, thikë. Konflikti ka qenë i mbartur prej disa kohësh më parë, ka qenë në ndjekje nga ana jonë”, tha Zv/drejtori i Hetimit të Krimeve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet vrasja ne korce
