Lajme Zone
Konflikti i biznesmenëve në Vlorë, shpallet në kërkim Bujar Muça, vëllai i të ndaluarit. Dyshohet edhe për një të plagosur
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Konflikti i biznesmenëve në Vlorë, shpallet në kërkim Bujar Muça, vëllai i të ndaluarit. Dyshohet edhe për një të plagosur

Vlorë- Policia ka shpallur në kërkim edhe Bujar Muçën, vëllain e Luan Muçës, lidhur me ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku dyshohet se pati shkëmbim me armë zjarri.

Vlorë- Policia ka shpallur në kërkim edhe Bujar Muçën, vëllain e Luan Muçës, lidhur me ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku dyshohet se pati shkëmbim me armë zjarri.

Luan Muça është ndaluar nga policia pasi automjeti tip “Range Rover” me të cilin udhëtonte u përfshi në një aksident.

Ndërkohë, policia dyshon se gjatë shkëmbimit të zjarrit mund të ketë mbetur i plagosur një person. Megjithatë, deri në këto momente, nuk rezulton që ndonjë person të ketë marrë ndihmë mjekësore në spital për plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet policiavlore