Lajme Zone
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Konflikt në Rrogozhinë, arrestohet 31-vjeçari me kallashnikov, dyshohet se tentoi të vriste një person


Një konflikt në zonën e Spillesë, Rrogozhinë, është parandaluar të përshkallëzohej në një ngjarje të rëndë kriminale, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë.

Një konflikt në zonën e Spillesë, Rrogozhinë, është parandaluar të përshkallëzohej në një ngjarje të rëndë kriminale, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë.

Një 31-vjeçar u kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov dhe u vu në pranga.

Policia bën me dije se pas marrjes së informacionit në rrugë operative për një konflikt në zonën e Spillesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Postës së Policisë Rrogozhinë ndërhynë menjëherë në vendngjarje. Gjatë ndërhyrjes, efektivët kapën në flagrancë shtetasin E. H., 31 vjeç, i cili mbante me vete një armë zjarri tip kallashnikov, së bashku me municion luftarak.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 31-vjeçari ishte konfliktuar me shtetasin Indrit Rama, 38 vjeç, dhe më pas kishte tentuar ta vriste atë me armë zjarri.

Ndërhyrja e shpejtë e Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe shmangien e pasojave të rënda për jetën e 38-vjeçarit.

Arma e zjarrit kallashnikov dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka proceduar penalisht edhe shtetasin Indrit Rama pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin Neldi Hallulli , duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet