Një konflikt familjar ka përfunduar me plagosjen e një 38-vjeçareje në lagjen 14 në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa në spital për ndihmë mjekësore janë paraqitur të dy bashkëshortët e përfshirë në konflikt.
Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi Xhavat Lala, 43 vjeç, dyshohet se pas një konflikti me bashkëshorten e tij, Adelina Lala, 38 vjeçe, e ka goditur atë në pjesën e kokës me një mjet prerës, thikë.
Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe 43-vjeçari.
Të dy bashkëshortët janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Aktualisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së konfliktit, si dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe rrethanat e plota të rastit. Top Channel

