Lajme Zone
Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre

Një konflikt mes dy vëllezërve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Një konflikt mes dy vëllezërve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesë për motive të dobëta, ku njëri prej vëllezërve ka goditur me sëpatë vëllain e tij.

Sipas të dhënave, autori është larguar nga banesa por është kapur pak minuta më pas nga forcat e komisariatit të policisë.

I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit ku po merr ndihmën mjekësore. Ky i fundit ka marrë një plagë në shpatull dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Top Channel